• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre kantieret e restaurimit që nisin në verë/ Kumbaro: Ca flasin, të tjerë punojnë gjithë ditën!

by A R
10/05/2018 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës – Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit janë tre kantieret e reja të restaurimit që do të nisin këtë verë. Projektet për rijetëzimin e tyre janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ndan në Facebook me ndjekësit e saj këtë lajm, thekson se teksa shumë flasin, të tjerët punojnë për rivitalizimin e vlerave të trashëgimisë sonë.

“Behari është kohë për turizëm, por edhe për restaurime. Ca flasin gjithë ditën e ca punojnë gjithë ditën, te këta të fundit bëjnë pjesë inxhinierët e Institutit të Monumenteve që kanë përgatitur projektet e restaurimit për 3 objektet e përfshira në kalendarin e restaurimeve të Vitit e Skënderbeut: – Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, – Muzeu i Kastriotëve në Sinë të Dibrës – Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit. Këshilli Kombëtar i Restaurimeve shqyrtoi e miratoi projektet dhe brenda verës fillon puna në të tre kantieret.

Është padyshim kënaqësi për mua të ndaj me ju këto projekte. Shtëpia e Vëllezërve Frashëri në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë #MbajmePremtimet #TurizmiKulturor #RrugetEKujteses”, shkruan Kumbaro.

Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985.

Mungesa e mirmbajtjes së vazhdueshme si dhe shkaqet e agjentëve atmosferik përgjatë viteve kanë ndikuar në degradimin e objektit. Ndërhyrjet e parashikuara do të konsistojnë në hidroizolimin e tarracës, prishjen e degradimeve, pastrime, lyerje dhe riorganizim të ndriçimit. Gjithashtu, objekt i këtij projekti është edhe muzealizimi, riorganizimi i muzeut duke filluar që nga pisjet përbërës të mobilimit dhe deri të elementët që do të ekspozohen dhe mënyra e ekspozimit të tyre.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë ndërhyrja e parashikuar nga IMK dhe Ministria e Kulturës konsiston në punimet restauruese në monument dhe muret e qytetit Antik, ne rikonstruksionin e mbuleses, konsolidimin dhe restaurimin e piktures murale dhe mozaikut.

Ndersa per restaurimin “Shtëpia e Vëllezërve Frashëri”, janë parashikuar ndërhyrje në restaurimin e çatisë, dyerve dhe dritareve në përgjithësi, eleminimi i çarjeve në fasadë, restaurim të dyshemeve dhe riparime në suvatime. Gjithashtu do të bëhet sistemimi i terrenit përreth.

ma.me

Next Post
Ky ushqim e heq stresin si me magji

Ky ushqim e heq stresin si me magji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In