• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre javë nga ‘Maskara e Elbasanit’, prokuroria ende nuk ka në dorë ekspertizën

by Aalison Pearse Stevens
23/02/2016 10:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Masakra e ndodhur më 3 shkurt në Elbasan, me 3 të vrarë dhe 8 të plagosur në lokalin e kompleksit “Univers” duket se do të jetë dosja e radhës që do arkivohet.

Kjo për shkak të provave shumë të pakta dhe mungesës së personave të dyshuar të ndaluar.

Megjithëse Policia dhe Prokuroria kanë 3 emra personash në dosje si të dyshuar për atentatin ndaj fisit Çapja dhe disa prej motiveve, fakti që ata janë arratisur dhe mungesa e një dëshmie apo prove, e bën hetimin edhe më të vështirë dhe ngjarjen të pamundur për t’u zbardhur.

Burime nga grupi hetimor këmbëngulin se ka dyshime të forta që ata 3 persona të njohur edhe si kontingjent krimi janë të implikuar në ngjarje, pasi janë larguar po atë ditë jashtë vendit, pasi nuk u gjetën në banesa.

Por ky dyshim nuk i bën autorë të ngjarjes për momentin, megjithëse kur të kthehen nga jashtë vendit do të shoqërohen.

Kur kanë kaluar tre javë nga masakra, Prokuroria e Elbasanit dhe Krimet e Rënda ende nuk kanë në dorë ekspertizën balistike dhe të gjurmëve të gishtërinjve. Megjithëse është konfirmuar qitja me 3 armë automatike dhe me 68 plumba.

Nga ekspertiza balistike pritet të zbulohet mënyra si kanë vepruar autorët dhe pozicionet ku ata kanë qenë të vendosur. Nuk është përcaktuar ende nëse këto armë janë përdorur edhe në krime të tjera. Po kështu të dhënat për autorët dhe makinat e atentatit janë të pakëta.

Asnjë prej 2 mjeteve fuoristradë “BMW” dhe “Benz” nuk janë gjetur ende. E para me të cilën lëvizën atentatorët dhe e dyta që ka spiunuar lëvizjet në lokalin e fisit Çapja.

Janë kryer mbi 60 shoqërime personash, madje edhe marrje në pyetje nga dy herë e tyre për të vlerësuar alibitë që kishin. Dhe aktualisht grupi hetimor e ka dosjen pa asnjë autor dhe pa një pistë konkrete.

Deri tani hetohet në tre pista, ajo e hakmarrjes për konfliktet e vjetra mes fiseve Çapja dhe Mema, rivaliteti për trafiqet e drogës, si dhe një hakmarrje pas ndonjë sherri banal me grupet e vogla të narkotrafikut në qytet.

Në atentatin e 3 shkurtit, në lokalin ku qëndron pjesëtarët e familjes Çapja, gjetën vdekjen Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli, të afërm, si dhe u plagosën 8 persona të tjerë, 3 nga fisi Çapja, disa miq dhe krushq të tyre.

Next Post

Linda mahnit tifozët e NBA, këndon himnin amerikan (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In