• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tre herë më pak taksa për biznesin e vogël me xhiro vjetore 8-14 milionë lekë

by Java News
04/01/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga 1 Janari i vitit 2019 ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale, nga e cila mbi 11 mijë biznese do të përfitojnë ulje në masën e 2/3-ës së taksës së tatim fitimit, nga 15 milionë lekë në 5 milionë lekë në vit. Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej sipërmarrësve që përfiton nga kjo ulje e konsiderueshme e taksës, i cili tha se kjo lehtësi do t’i shërbejë atij për të zgjeruar aktivitetin dhe për të rritur fitimin e kompanisë në të ardhmen.

“Tani, sinqerisht ne po ndihemi mirë, se na u ul taksa e tatim fitimit. Unë bëja 100 milion lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë. Shumë faleminderit, sinqerisht!” – u shpreh drejtuesi i një kompanie përpunimi mermeri në Tiranë.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, shpjegoi se nga kjo paketë e re përfitojnë një sërë kategori sipërmarrësish, por edhe mijëra qytetarë, të cilëve nga 1 Janari iu ulet tatimi mbi të ardhurat personale.

“Në 1 Janar ka filluar një paketë shumë e rëndësishme uljeje taksash, që fillon që nga biznesi i vogël me xhiro nën 14 milion të reja, zbritet taksa në 1/3-ën. Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, në kuadrin e shtytjes, mbështetjes së biznesit bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Paketa vazhdon me mbështetje po për bujqësinë, me uljen e TVSH-së, pra me zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore dhe me normë të reduktuar për një sërë aktivitetesh të TVSH-së. Është viti me rritjen më të madhe ekonomike për Shqipërinë krahasuar në rajon,” u shpreh Ministri Ahmetaj, duke shtuar se, “sot janë 91% e sipërmarrjeve shqiptare që paguajnë 0, ose 5% tatim fitimi dhe 98% e të punësuarve që paguajnë 5.5% taksë pune”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, veç të tjerash, kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet edhe me më shumë vende të reja pune, si dhe me rritje të pagave të të punësuarve në sektorin privat.

“Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat,” deklaroi Kryeministri Rama, duke shtuar nga ana tjetër, se, “kemi nevojë të ulim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në arsim profesional dhe në kolegje profesionale 2-vjecare, që të bëhen specialistë”.

a.cupaj

Next Post
Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon 5 ish-regjistrues hipoteke: 140 mln lekë dëm shtetit!

Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon 5 ish-regjistrues hipoteke: 140 mln lekë dëm shtetit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debati i Trashëgimisë me Sunak/ Mitsotakis zbutet me Britaninë: Nuk ndikon në marrëdhëniet tona!

Imuniteti dhe “vende pune përjetë”, Mitsotakis kërkon të rifitojë besimin pas skandalit të korrupsionit

February 2, 2026
Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

Robotë të armatosur në Serbi, Vuçiç: Do mbrojnë vendin, do na ndihmojë Kina

February 2, 2026
Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard. Të gjithë të angazhuar në protestën e 10 shkurtit

February 2, 2026
Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

February 2, 2026
Zëvendësimi i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në ngërç

Pagat e magjistratëve / GJK zbardh seancën, gjyqtarët: Kërkesa në mars. Qeveria në fushatë zgjedhore…

February 2, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Opozita mungoi përsëri, Mazniku: Nesër në Kuvend kalojmë ndryshimin e Komisionit për Territorialen, të jetë vetëm 1 kryetar

February 2, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

Berisha ‘paralajmëron’ Ramën: Nëse shkon në KiE do pritesh me protesta, mbaje mend!

February 2, 2026
GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

February 2, 2026
Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

Reagon Jahjaga: Nuk kam asnjë lidhje me dosjen “Epstein”, raportimet janë mashtrime

February 2, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In