• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre familje hyjnë në shtëpitë e reja në Baldushk/ Veliaj: Ja çfarë do të ndodhë me ata që s’duan të hyjnë në lagjet e qendërzuara

by Java News
05/01/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore në Baldushk janë strehuar në shtëpitë e reja, të rindërtuara.

Hekuran Balla, Shyqeri Shabani dhe Alfred Tresa nga fshatin Balshaban morën çelësat e banesave të reja nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS.

Veliaj tha se me gjithë vështirësitë që shkaktoi pandemia, puna me rindërtimin nuk është ndalur dhe shumë familje e festuan vitin e ri në shtëpitë e sapondërtuara.

“Tërmeti na rrëzoi vërtet, një pjesë e Shqipërisë u shkatërrua, një pjesë e zemrave tona u thye, por pyetja është: do rrimë në gjumë, apo do ngrihemi në këmbë? U ngritëm në këmbë! Fakti që krijuam një aleancë shumë të madhe me Qeverinë, me Parlamentin, me njësitë administrative, me bashkitë, inxhinierët, kompanitë, për rindërtimin, është mbresëlënës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku shtoi se, edhe në Baldushk do të rindërtohet një lagje e re për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Ndërsa, për ata që nuk duan të transferohen në lagjet qendërzuara, të cilat po ngrihen edhe në njësitë Ndroq, Vaqarr, Pezë e Zallher, Veliaj tha se janë miratuar pagesat ‘cash’ të rindërtimit.

“Kemi miratuar një listë me 450 familje, të cilat mund t’i marrin paratë ‘cash’ – nëse janë në një zonë periferike dhe thonë ‘kam punuar në ndërtim në Greqi, Itali apo në Shqipëri, dhe mund ta bëj vetë shtëpinë’, paratë i japim ne dhe ata mund ta ndërtojnë menjëherë vetë. Lajmi shumë i mirë është se edhe në Baldushk po bëjmë një lagje m’u në qendër të njësisë, pranë rrugës kombëtare, afër spitalit, kopshtit dhe shkollës.

Familjet kanë mundësinë e shkëlqyer të marrin shërbimin, pa e humbur pronën e tyre. Ndaj, i ftoj këta qytetarë që, nëse shohin emrin në listë, të vetëofrohen dhe të vendosin nëse do t’i marrin paratë ‘cash’ dhe ta ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre, apo nëse duan të marrin një shtëpi në lagjet e reja që po krijojmë në Baldushk, në Ndroq, në Vaqarr, në Pezë dhe në Zallher”, deklaroi Veliaj.

g.kosovari

Next Post
Të zhdukura që prej 1 janarit/ Prokuroria nis hetimet për dy vajzat e mitura në Tiranë

Të zhdukura që prej 1 janarit/ Prokuroria nis hetimet për dy vajzat e mitura në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Kurti kërkon bashkëpunim për presidentin, AAK: LVV po pret të largohet Osmani që të zbulojë planet për procesin

April 2, 2026
Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

Grupi i Senatit Amerikan: Kongresi s’do lejojë tërheqjen e SHBA-ve nga aleanca e NATO-s

April 2, 2026
Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In