Një trup i pajetë është gjetur rreth orëve të para të kësaj të mërkure në një kanal në Borsh të Himarës.
Policia njofton se trupi i përket një 66 vjeçari me inicialet L.A, i cili është mbytur në kanal.
Familjarët e viktimës janë shprehur se i moshuari vuante nga shëndeti mendor dhe ishte larguar nga banesa e ditë më parë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhur shkakun e vërtetë të vdekjes së 66 vjeçarit./a.m.