Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ndodhet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Sot, Kim do të takohet me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo është vizita e tretë e ambasadores Kim në ambientet e Kuvendit.
Një ditë më parë Kim takoi Enkeljed Alibeajn, kryetarin e komanduar të PD-së. Këtë të fundit, ajo e cilësoi si drejtues të Partisë Demokratike. Ndërsa dy ditë, ajo u takua me kryeparlamentaren Lindita Nikollën.
g.kosovari