• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tre çekë kapen me drogë në doganën e Tushemishtit, dy gjeorgjianë këmbejnë euro false në Bilisht

by A R
10/10/2024 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë shtetas të huaj janë protagonistë të dy ngjarjeve në juglindje të vendit. Policia në Pogradec bën me dije se tre shtetas çekë janë ndaluar nga agjentët kufitarë në doganën e Tushemishtit, pasi në automjetin e tyre është gjetur drogë, fara kanabisi dhe një thikë.

“Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit çek J. K., 38 vjeç, C. G., 39 vjeç, dhe P. K., 44 vjeç, të tre banues në Çeki, pasi në PKK Tushemisht, në dalje, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në çantat e këtyre shtetasve janë gjetur 1 mjet prerës (thikë), 10.1 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 251 gramë fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me celularët dhe pasaportat e tyre”, njoftojnë autoritetet.

Sakaq nga stacioni i policisë së Bilishtit janë shpallur në kërkim dy shtetas gjeorgjianë pasi në një pikë exchange kanë shkëmbyer euro të falsifikuara me një shumë lekësh.

“Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare shpalli në kërkim shtetasit L. G.,  46 vjeç, dhe M. K., 72 vjeç, banues në Gjeorgji, për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i monedhave”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, në një dyqan exchange, në Bilisht, kanë këmbyer një shumë lekësh me kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara”, sqaron policia.

/a.r

Next Post
VIDEO / Erdogan mbërrin në Tiranë, mbahet në Presidencë ceremonia e mikpritjes

VIDEO / Erdogan mbërrin në Tiranë, mbahet në Presidencë ceremonia e mikpritjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In