• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tre arsyet që shtyjnë Lautaron të rinovojë kontratën e tij me Interin

by Ardit Rada
20/11/2020 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interi vijon punën për të rinovuar kontratën me sulmuesin e talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, ndërsa në ditët e ardhshme pritet që menaxheri i tij, Beto Yaque të zbarkojë sërish në Milano për të negociuar detajet e marrëveshjes së re.

Pavarësisht zërave për divergjenca mes palëve, në Itali janë të bindur që kontrata e re do të firmoset brenda marsit të vitit të ardhshëm, ndërsa renditin edhe tre arsye që e bëjnë thuajse të sigurt zgjatjen e bashkëpunimit mes palëve.

Arsyeja e parë është se Suning e shikon Lautaron si një sulmues të talentuar dhe imazh të klubit si për të tashmen, ashtu edhe në të ardhmen, ndaj është gati t’i ofrojë një pagë që bashkë me bonuset mund të prekë shifrën e 7.5 milionë eurove.

Një pagë të tillë për momentin te zikaltrit e përfitojnë vetëm emra si Lukaku e Eriksen, ndaj edhe Lautaro do të ishte më se i lumtur të firmoste një kontratë me këto shifra dhe të pranonte heqjen e klauzolës prej 111 milionë eurosh.

Arsyeja e dytë lidhet me projektin sportive të zikaltërve, që duket se është mjaft ambicioz dhe e ka bindur jo pak Lautaron. Interi po punon për të ndërtuar një ekip konkurrent jo vetëm në Itali, por edhe në Europë dhe nga merkatoja në merkato, po afron futbollistë me peshë, ndaj Lautaro e ndjen se e ardhmja do të jetë e suksesshme. Për më tepër, mes sulmuesit argjentinas dhe trajnerit Antonio Conte ka një simpati shumë të madhe dhe të dy do të ishin të lumtur të vijonin punën së bashku.

Arsyeja e tretë lidhet me krizën ekonomike që po përjetojnë klubet e futbollit për shkak të pandemisë. Barcelona është klubi që “ndez” fantazinë e Lautaros, por me situatën aktuale katalanët e kanë të pamundur të paguajnë 111 milionë euro për kartonin e argjentinasit dhe t’i ofrojnë edhe vetë sulmuesit një pagë joshëse. Rregullat e La Ligës detyrojnë Barcelonën të ulë nivelin e pagave, ndaj në këto kushte katalanët nuk mund t’i lejojnë vetes afrimin e futbollistëve me pagë të lartë, pa larguar më parë emra si Messi apo ndonjë tjetër, që peshojnë jo pak në arkat e skuadrës.

Pikërisht për këto arsye, Marotta vijon të punojë në heshtje me menaxherët e sulmuesit argjentinas dhe në çerekun e parë të vitit të ardhshëm pritet të ketë të reja në lidhje me rinovimin e Lautaros, e ardhmja e të cilit pritet të jetë zikaltër edhe për disa sezone.

Next Post
Albana Fico: Deklaratat e Bashës marrëzi, përçmojnë punën e mjekëve. Larg duart nga sakrifica e mjekëve!

Albana Fico: Deklaratat e Bashës marrëzi, përçmojnë punën e mjekëve. Larg duart nga sakrifica e mjekëve!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

“Na nxori për shëtitje…”, Nazmija tregon si u mashtrua nga djali që i mori pronën: E hëngrëm!

March 9, 2026
Seanca përmes fotove/ Rama me xhaketë rozë diskutim të ‘kokë më kokë’ me Ballukun, Ahmetaj ulet me deputetët, Berisha tund gishtin…!

PS zbulon sot raportin për Ballukun, Rama mban fjalim nga mbledhja e grupit

March 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha ka aleat natyral Albin Kurtin në Kosovë?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In