• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tre akuza të reja penale për ish-Presidentin Trump, mes dokumenteve të klasifikuara u gjet dhe plani i mundshëm për të sulmuar Iranin

by Java News
29/07/2023 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes akuzave të reja të ngritura ndaj ish-Presidentit Donald Trump këtë javë, ishte edhe ajo për mbajtjen e paligjshme të një dokumenti të klasifikuar ku detajoheshin planet operacionale amerikane për një sulm të mundshëm ndaj Iranit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, akuzat e reja kanë të bëjnë me përpjekjet për “të ndryshuar, shkatërruar, dëmtuar, apo fshehur provat” gjatë hetimit për dokumentet e klasifikuara që mori me vete në shtëpinë e tij në Florida.

Ndaj ish-Presidentit Donald Trump dhe një punonjësi të tij në klubin Mar-a-Lago janë ngritur tashmë tre akuza të reja penale. Prokurorët federalë në Florida ia shtuan akuzat e reja 37 akuzave të mëparshme të ngritura për marrjen e paligjshme të dokumenteve në përfundim të mandatit të tij presidencial dhe për mbajtjen e dokumenteve pasi iu kërkua në mënyrë të përsëritur që t’i kthente.

Zoti Trump akuzohet se ai dhe ndihmësit e tij i kërkuan një punonjësi në Mar-a-Lago që të fshinte filmimet e kamerave në pronën e tij, në përpjekje për të penguar hetimin për dokumentet e klasifikuara.

Ish-presidenti akuzohet edhe për mbajtjen e qëllimshme të informacionit për mbrojtjen kombëtare. Ai akuzohet se ua tregoi planet operacionale për një sulm ndaj Iranit një autori, një botuesi dhe dy punonjësve në klubin e tij në Bedminster, Nju Xhersi, në korrik 2021.

Një analiste për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë thotë se ekzistenca e këtyre planeve nuk do të thotë se Shtetet e Bashkuara po planifikonin ta sulmonin Iranin, por se Pentagoni përgatit plane për rastin më të keq të mundshëm. Ajo thotë se veprimi për të cilin akuzohet ish-Presidenti Trump, pra ndarja me të tjerë e informacionit të këtij dokumenti të klasifikuar, është e paprecedentë në historinë amerikane.

“Është detyra e ushtrisë që të shpresojë për më të mirën dhe të planifikojë për më të keqen. Kështu që ekzistojnë shumë plane lufte. Por qartësisht ato që kanë të bëjnë me Iranin janë jashtëzakonisht serioze për shkak të historikut të Iranit me prodhimin e armëve bërthamore”, tha zonja Shea.

 

 

Ish-Presidenti Trump i ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur hetimet e shumta federale që po bëhen ndaj tij, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht, për shkak se ai është kandidati kryesor në garën për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Nuk e kisha menduar kurrë se diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë; kurrë nuk mendova se mund të ndodhte. I vetmi krim që kam bërë është se kam mbrojtur i patrembur vendin tonë nga ata që duan ta shkatërrojnë. Që nga fillimi, demokratët përgjuan fushatën time. A e mbani mend? Ata më sulmuan me një valë hetimesh të manipuluara”, tha ai.

Ish-presidenti ka thënë gjithashtu se akuzat mund të provokojnë dhunë dhe mund ta përçajnë vendin thellë. Zoti Trump dhe aleatët e tij mund të përballen me akuza penale edhe muajin e ardhshëm në Xhorxhia, për përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, kur ai humbi përballë demokratit Joe Biden.

Ish-Presidenti Trump vazhdon të jetë nën hetim federal edhe në Uashington për përpjekjet e tij të gjera për të ndalur transferimin paqësor të pushtetit pas humbjes së tij në zgjedhje, ndër të tjera edhe për rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit nga një turmë mbështetësish të tij, sulm që u pasua nga shtatë persona të vdekur./VOA/

Next Post
Zhdukja misterioze e Martinajt, gazetari: Ka indicie shumë të forta që është gjallë!

“Martinaj, emër i frikshëm”/ Eksperti i sigurisë: Të thellohen hetimet, kush janë oficerët e lartë që lidhen me të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

N/Kryetarja e Kuvendit: Vendimi për Ballukun do të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

N/Kryetarja e Kuvendit: Vendimi për Ballukun do të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

TikTok nën presionin e BE-së, rrezikon gjobë të majme për sigurinë online

February 6, 2026
Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

Reshje të dendura shiu përmbytin rrugët e Himarës, Bashkia thirrje qytetarëve: Shmangi lëvizjet

February 6, 2026
Rama: Kemi shumë për të bërë për sigurinë ushqimore. Vendosmëri për të mos falur askënd!

Rama: 7 milionë euro mbështetje për kërkimin shkencor dhe inovacionin

February 6, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

Italia mbështet Ballkanin Perëndimor para Ukrainës në BE! Tajani mbledh në Romë miqtë e rajonit

February 6, 2026
Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

Rrëshqitje e frikshme dheu në Greqi, bllokohet autostrada, pamjet me dron tregojnë katastrofën

February 6, 2026
Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

Tre të arrestuar në Gjirokastër, pajisën 16 kamionë me certifikata të falsifikuara

February 6, 2026
PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In