• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trashëgimtari i Sinaloas/ Urdhëroi vrasjen e këngëtarin që nuk i këndoi në dasmë, djali i El Chapos ekstradohet në SHBA

by Java News
16/09/2023 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njëri prej djemve të bosit famëkeq të drogës, El Chapo, është ekstraduar në SHBA. Lajmin e konfirmoi Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Merrick Garland.

Ovidio Guzman akuzohet se bashkë me vëllain e tij, kanë drejtuar Kartelin e Sinaloas pas arrestimit të babait të tyre. Ovidio akuzohet gjithashtu se urhdëroi vrasjen e një këngëtari i cili nuk kishte pranuar të këndonte në dasmën e tij.

Ai u arretua në janar në Sinaloa dhe që prej asaj kohe ka qëndruar në burg në Meksikë, në pritje të ekstradimit.

“Ku veprim është hapi i fundit në përpjekjet e Departamentit të Drejtësisë për të sulmuar çdo aspekt të kartelit”, tha Garland në një deklaratë. “Lufta kundër karteleve, tregon guximin e agjentëve tanë ligjzbatues, shumë prej të cilëve kanë dhënë edhe jetët e tyre, për të ndjekur drejtësinë”.

Pak ditë më parë, gruaja 33-vjeçare e El Chapos, Emma Coronel, u lirua nga burgu në SHBA, ku qëndronte prej vitit 2021. Bashkëshorti i saj vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun AD Max në Kolorado, ku i lejohet të dalë nga qelia vetëm një orë në ditë.

Ovidio Guzman është njëri prej katër djemve të El Chapos, i lindur nga marrëdhënia e tij me Griselda Lopez në vitet 1980 dhe 1990. Djali i madh i tyre, Edgar, u vra gjatë një konflikti mes karteleve, në vitin 2008. El Chapo ka edhe fëmijë të tjerë nga martesa e mëparshme dhe ajo me Emma Coronel.

Gjatë operacionit në Kuliakan për arrestimin e Ovidios, të njohu redhe si “El Raton” – “Miu”, u vranë 29 persona. Ai u transportua me helikopter për në Meksiko Siti për të shmangur ndonjë sulm të mundshëm të ushtarëve të tij.

Karteli i Sinaloas është një organizatë kriminale me bazë ne Sinaloa, Meksikë dhe sipas agjencive ligjzbatuese amerikane, anëtarët e saj kanë trafikuar më shumë se 1000 tonë kokainë, marijuanë, metamfetaminë dhe heroinë në SHBA.

Anëtarët e këtij karteli kanë marrë peng, torturuar dhe vrarë anëtarët e bandave rivale, si dhe kanë arritur të korruptojnë efektivë policie dhe politikanë në Meksikë dhe në Amerikën Qendrore, për të konsoliduar pushtetin e tyre./m.j

Next Post
Berisha u jep leje të zgjedhurve vendorë: Bashkëpunoni edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj

Berisha u jep leje të zgjedhurve vendorë: Bashkëpunoni edhe me qeverinë, por denonconi çdo diskriminim të saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Zëri në audio-regjistrim është…

Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Zëri në audio-regjistrim është…

January 21, 2026
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

January 21, 2026
“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In