• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trashëgimia shqiptare e Berluskonit

by Dritan Hila
14/06/2023 19:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Silvio Berluskoni ishte një italian i mirë.
Karriera e tij si sipërmarrës, nuk është e tipit përrallor “nga stallat te yjet”, por është diçka më pak romantike. Silvio Berluskoni nuk vinte nga hiçi, por nga një familje e mirëqenë. Ai ishte produkt i kohës së boomit ekonomik italian, periudhë të cilën diti ta shfrytëzonte sa më mirë. Ishte koha kur markat italiane pushtonin Evropën që nga veshjet, kompjuterët dhe industria e rëndë. Berluskoni iu kushtua medias duke i shtrirë sipërmarrjet e tij në gjithë Evropën.

Ai ishte edhe personi që ndër të parët e bëri futbollin jo vetëm industri por edhe spektakël me Milan-in e tij.
Në vende si Italia është e pamundur që sipërmarrja të zhvillohet pa bekimin e politikës. Berluskoni kishte si mik të tij Betino Craxin. Por edhe ryshfetet e dhëna majtas e djathtas partive të tjera, nuk munguan, ç’ka e bëri që proceset gjyqësore ta ndiqnin deri në fund të jetës. Shpesh për këtë justifikohej se nuk ishte faji i tij që i përshtatej sistemit. “Sapo hyja në zyrat e shtetit, kush të sulej më parë që të merrte zarfin nga unë.”, deklaroi në një nga intervistat e tij.

Kur u zhduk Demokracia Kristiane për shkak të revolucionit që bënë “Duart e Pastra”, Silvio hyri në lojë me parullën e antikomunizmit, jo sepse kishte frikë mos ai instalohej në Itali kur kishte vdekur në gjithë botën, por sepse i duhej një kalë beteje dhe ca më shumë për të etiketuar si “toga të kuqe” gjykatësit që e përndiqnin.
Në politikë Berluskoni u përpoq t’i jepte Italisë peshën që i korrespondonte me fuqinë ekonomike të saj. U tall me gjermanët; e vuri disa herë në pozitë të vështirë Angela Merkelin; u përpoq të zbythte francezët nga Mesdheu me ndihmën e Kadafit, çka rezultoi në fiasko pasi galet iu kthyen me luftë duke e asgjësuar libianin dhe përzënë Italinë; bëri përpjekje për një bosht me Turqinë, por amerikanët ia prenë ambiciet pasi për ta vlen më shumë një Mesdhe pa një fuqi mbizotëruese. Thënë shkurt, dështoi.

Mik i Putinit, Berluskoni u përpoq që të lidhte një linjë preferenciale me rusët, nisur edhe nga fakti që italianët kanë një marrëdhënie të mirë prej shekujsh duke filluar që nga ndërtesat pikante të Petërburgut dhe Moskës, apo qenia e Italisë si vend i preferuar i inteligjencës ruse nga Çehovi e deri te Gorki. E gjitha e bënte një marrëdhënie preferenciale, por Berluskoni ishte e natyrshme që të ishte viktimë qoftë e dobësisë së trashëguar politike të Italisë, frustrimit të klasës së saj politike, dyshimit amerikan për ringjalljen e ideve musoliniane të “mare nostrum”, sikurse edhe të naivitetit të tij në politikën ndërkombëtare ku mendonte se mund të ndiqte një politikë të pavarur. Berluskoni në realitet nuk ishte aq anektodik sa e paraqiste shtypi i majtë apo ai botëror, por natyrisht që ishte i paditur në lojën e fuqive të mëdha, ndoshta edhe për shkak të mungesës së formimit të tij politik.
Ajo që mund të thuhet në politikën e jashtme të tij, është se u përpiq të ishte një italian i mirë për vendin e tij.
Lidhur me shqiptarët, ata nuk kishin ndonjë vend të veçantë në zemrën e tij. Shqipëria është e preferuara e puliezëve më shumë se e italianëve të veriut.

Dhe Berluskoni ishte një lombard tipik. Italia ka më shumë interesa me Serbinë ndaj të cilës ka edhe një farë ndrojtjeje të trashëguar që nga koha kur Mbretëria e Sllavëve të Jugut, kur përplasej me Italinë në Ballkan. Ndaj e shohin Shqipërinë gjithmonë në opsionin që “kur nuk ha dot pula, atëherë ha sorrë”. Një herë që shqiptarëve iu duhej mbështetja e Berluskonit që TAP-i të kalonte në territorin shqiptar dhe jo atë grek, Berluskoni luftoi për variantin grek. Historia tjetër e tij me shqiptarët është histori barsoletash që tregonte me Fatos Nanon dhe Sali Berishën që më shumë i trajtonte si princa groteskë të një feudi sesa partnerë seriozë të një shteti fqinj.
Kursuri janë punë për italianët për të cilët u përpoq siç di të përpiqet një biznesmen: Të bëjë para për vete duke menduar që pasurimi i tij ishte edhe i bashkëkombësve. E megjithatë Italia në këto 30 vite kur ai ka pasur ndikimin e tij ka qenë me një rritje pothuajse zero.

Trashëgimia politike e tij vështirë se do citohet në tekstet e politologjisë si shembull seriozitet apo risi. Ishte një shembull sesi e katandisin biznesmenët politikën kur futen edhe në këtë fushë dhe që kur nuk qullosin gjë, tregojnë barsoleta, sipas aksiomës së romakëve dikur që turmat duan “panem et circenses” (bukë dhe shfaqje). Dhe në këtë fushë padyshim që do të mbetet ekzemplar. Paqja qoftë me të nëse ka një botë tjetër.

Next Post
Stano: Kosova e Serbia të përgatiten për dialog

Rrëmbimi i 3 policëve/ BE: Kosova e Serbia të përmbahen, çdo veprim tjetër mund të përshkallëzojë situatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

110 vjet nga tragjedia në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916

110 vjet nga tragjedia në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916

January 7, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Mbreti lakuriq dhe idiotët e Tiranës

January 7, 2026
Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Tropojë

Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Tropojë

January 7, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Na duhet një qeveri politike, jo thjesht një Kryeministër politik

January 7, 2026
Efektivi mban qytetarin në shpinë/ Reagon Braçe: Nder e respekt për çdo burrë e djalë, shërbyen për njerëzit

Uji nuk është armik i qytetit; armik është ideja se mund të mundim natyrën me pompa

January 7, 2026
Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

January 7, 2026
VIDEO / Momenti kur Policia shkatërron derën dhe zbulon “shtëpinë e barit” në Vaun e Dejës

VIDEO / Momenti kur Policia shkatërron derën dhe zbulon “shtëpinë e barit” në Vaun e Dejës

January 7, 2026
Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

January 7, 2026
Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor

Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor

January 7, 2026
Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In