• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trashëgimia/ Shkulet kalldrëmi i gurtë i Gjirokastrës për t’u zëvendësuar

by Java News
11/03/2019 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishja e kalldrëmit me mozaikun e qilimtë shkaktoi një reaksion zinxhir në rrjetet sociale, duke hedhur dyshime për të ardhmen e këtyre kalldrëmeve. Mungesa e mjeshtërve të dikurshëm të kalldrëmeve ka shtuar frikën se mozaiku i gurtë i rrugës kryesore të kompleksit të Qafës së Pazarit do të mund të jetë një kujtim i prekshëm nëpër fotografitë dhe kartolinat që ende shiten në njësitë tregtare të kësaj pjese muzeale.

 

Por banorë të Gjirokastrës shpresojnë se punimet do të jenë cilësore, pa iu shmangur dot hijes së dyshimit. Punimet restauruese në zonën turistike pritet të ndikojnë ndjeshëm në sezonin e sivjetshëm turistik. Kastriot Dhrami pronar i një njësie tregtimi me suvenirë pohon se punimet kanë një kosto të lartë për bizneset e pazarit, por nevoja për kryerjen e tyre ka qenë e hershme.

 

Pilo Dhame, inxhinieri që ndjek punimet restauruese tregon se duket e vështirë që restaurimi të përfundojë para nisjes së sezonit turistik, ndërkohë që afati i përfundimit të punimeve është muaji tetor. Ai thotë se gjatë punimeve kanë hasur vështirësi pasi kanë takuar në objekte të ndërtuara vite më parë, dhe të cilat janë përpjekur t’i vënë në shfrytëzim

 

“Vështirë është që pazari të jetë gati për sezonin turistik. Kemi gjetur kolektorët e krijuar vite më parë. Jemi përpjekur që objektet të cilat funksionojnë, t’i lëmë të tilla. Një kolektor i ndërtuar shumë herët ishte ende në gjendje shumë të mirë dhe ne e kemi ruajtur dhe shfrytëzuar, mund të jetë gati 100-vjeçar, thonë e kanë ndërtuar austriakët”, shprehet Dhame.

 

Vaso Polo, drejtor i monumenteve në Gjirokastër, tregon për gjetjen e kalldrëmeve të hershme dhe tha se do t’i mbajnë ato në gjendjen origjinale.

Punimet për restaurimin e kalldrëmeve kanë nisur në shtator të vitit 2018. Punimet restauruese të rrugëve prej kalldrëmi të Qafës së Pazarit, përfshijnë instalimin e një rrjeti të ri infrastrukturor nëntokësor që përmbledh krahas rrjetit të jashtëm të furnizimit me ujë, edhe atë të mbrojtjes nga zjarri, rrjetin e shkarkimit të ujërave të zeza dhe atyre të shiut, ndriçimin elektrik dhe shërbimin telefonik.

 

Rreth 85% e kalldrëmit ekzistues të rrugicave dhe trotuareve, ku përfshihet edhe zëvendësimi i kalldrëmit të amortizuar, do të preket nga këto punime, ndërsa përfaqësues të drejtorisë së monumenteve pohojnë se pjesa më e madhe e gurëve do të ripërdoren dhe ansambli i qafës së pazarit në përfundim të punimeve do të jetë i njëjtë. (BW)

Next Post
Salianji vazhdon konspiracionet, me USB tek Eni Vasili: Po përgjohet Lulzim Basha

Salianji vazhdon konspiracionet, me USB tek Eni Vasili: Po përgjohet Lulzim Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

March 27, 2026
Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

March 27, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Prilli, muaji i sfidave dhe financave! Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit: Kujdes këto data kritike…

March 27, 2026
Senati amerikan “rrëzon” Trump, miraton rezolutën për ndalimin e veprimeve ushtarake në Venezuelë

Qeveria amerikane drejt rihapjes, senati financon Departamentin e Sigurisë, përveç Antiemigracionit

March 27, 2026
Sa i hapi lufta në Ukrainë dyert Shqipërisë drejt BE? Bregu shpresëplotë: Europa kthen sytë te Ballkani Perëndimor

Kur inteligjenca artificiale bëhet antropolog

March 27, 2026
Këshilli i Ministrave jep “dritë jeshile” për dekretin kundër rritjes së çmimit të karburanteve

VIDEO / Çmimet e karburantit, shkodranët kalojnë kufirin drejt Malit të Zi për furnizim më ekonomik

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In