• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Transportuesi” kap 21 kg kanabis në Lezhë, dy persona në pranga

by A R
29/10/2020 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka sekuestruar 21 kg e 56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe ka arrestuar 2 shtetas, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim.

Mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Kurbini në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt Malit të Zi, shërbimet policore në DVP Lezhë organizuan dhe finalizuam operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Në aksin rrugor Milot-Lezhë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar mjetin e dyshuar që mund të transportonte lëndë narkotike dhe i kanë bërë shenjë të ndalonte, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit të Policisë për ndalim dhe është larguar me shpejtësi duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të automjetit. Drejtuesi i automjetit ka braktisur mjetin  në një servis të në fshatin Tresh, Lezhë dhe është larguar.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Golf” me drejtues shtetasin K. K. shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 21 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Po gjatë operacionit, Policia ka bllokuar edhe një automjet tjetër. Nga hetimet paraprake rezultoi se shtetasit N. T., 32  vjeç dhe Z. M.,30 vjeç, banues në Lezhë, ishin bashkautorë me shtetasin K. K dhe i paraprinin rrugën për të njoftuar shtetasin K. K në rast se do konstatonin pika kontrolli të Policisë. Të dy këta shtetas në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Barbullojë, Lezhë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit K. K.,u gjetën dhe sekuestruan  56 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

/a.r

Next Post
Meta i dha nënshtetësinë brenda 8 orësh/ Futbollisti i Tiranës paraqitet në gjykatë, akuzohet për falsifikim të lejes së qëndrimit

Meta i dha nënshtetësinë brenda 8 orësh/ Futbollisti i Tiranës paraqitet në gjykatë, akuzohet për falsifikim të lejes së qëndrimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

Kina të dielën dorëzoi 17 marinarë filipinas që shpëtoi nga një anije e mbytur

January 26, 2026
Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

Aksidenti në Gramsh me 1 viktimë e dy të plagosur, fotoja e kamionit të rrëzuar në humnerë

January 26, 2026
Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

Rama mbyll fjalën në Knesset me thirrjen për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve: T’i jepet fund akteve të dhunës

January 26, 2026
“Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin!” Rama: Hapim në Vlorë muzeun për veprat e popullit shqiptar ndaj hebrenjve

“Kemi disa religjione në Shqipëri që respektojnë njëri-tjetrin!” Rama: Hapim në Vlorë muzeun për veprat e popullit shqiptar ndaj hebrenjve

January 26, 2026
“Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

“Strehuam iranianët njësoj si hebrenjtë”/ Rama: Për pak na shkatërruan infrastrukturën digjitale, kemi ndërprerë çdo lidhje me ta

January 26, 2026
“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

“Na merrni floririn, por jo hebrenjtë”/ Rama në Knesset: Të tradhtosh mikun është krimi më i pafalshëm

January 26, 2026
Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

Rama: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebrenj! Në Bordin e Paqes për stabilitet në Gaza

January 26, 2026
‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

‘Hamasi të çarmatoset’, Rama në parlamentin izraelit: Tunelet e torturës në Gaza, të ruhen si dëshmi paqeje

January 26, 2026
Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

Java e fundit e janarit nën ndikimin e fortë të yjeve, paralajmërimi i astrologes

January 26, 2026
“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

“Jam i dyti pas Trump që mbaj fjalim këtu!”/ Rama në parlamentin izraelit: Falenderime të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In