Një shtetas është arrestuar nga policia pasi po ndihmonte 4 shtetas sirianë të kalonin kufirin në Kukës në mënyrë të paligjshme.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.M 52 vjeç.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, ku në automjetin e tij tip “Skoda-Taksi”, po transportonte 4 shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.
Shtetasi A.M., kundrejt fitimit do ti ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. /e.s/