Dy persona janë arrestuar në Lezhë, pasi me makinat e tyre transportonin lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë, ndalimi i tyre është bërë në Skuraj, ku janë pikasur dy mjete kamionçinë tip “Benz” dhe “Mitsubishi” me lëndë drusore.
“Shtetasit S. G., 50 vjeç dhe K. M., 39 vjeç janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht”, thuhet në njoftimin e policisë.
/a.r