Lajmin e bën me dije agjensia Numbeo.com, e cila merret kryesisht me llogaritjen e kostos së jetesës për gjithë vendet e botës.
Përmes një raporti të publikuar mbi vendet e rajonit, ekspertët dalin në konkluzionin se çmimi i biletës për transportin publik në Tiranë shënon shifrën më të ulët nga vendet e rajonit.
Tirana me 0.29 euro, ndiqet pas nga Kosova me 0.40 euro, Maqedonia me 0.57, Mali i Zi me 0.70 dhe Serbia me 0.72.
E përllogaritur me abone, ky shërbim rezulton edhe më i lire, ku vende si Maqedonia e kanë 19.47 apo Mali i Zi me 25 euro dhe Serbia me 25.04 euro./a.k