Briken Fejzullai, i ftuar në programin e pasdites ‘Rudina’, ka folur me moderatorene tij Rudina Magjistari për punën e tij si kryetari i natës së bashkisë së Tiranës.
Ai foli për rolin që ka pozicioni i tij që pavarësisht se ekziston në vendet e tjera, në Shqipëri është aplikuar vetëm vitin e kaluar. Ndër të tjera Fejzullai foli edhe për pasionin e tij për tatuazhet.
Kryetari i natës së Bashkisë vazhdoi më tej duke thënë se ky institucion është gjithmonë duke gjetur dhe kërkuar mënyra të reja se si jeta e natës të ketë mbarëvajtje më të mirë, frekuentim më të lartë, më shumë rregull e mbi të gjitha njohje përtej kufijve dhe promovim.
“Një nga projektet më të reja që më pëlqen është ai për autobusat e natës. Do të fillojë me linjën e ‘Tirana e Re’ dhe ‘Unaza’ të cilat të paktën në fundjavë do të transportojnë njerëz edhe në oraret e vona të natës” tha Briken Fejzullai pa dhënë detaje të tjera se kur do të nis ky implementim./b.d










