Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Ballluku deklaroi sot se qeveria do të vijojë mbështetjen për sektorin e transportit publik.
Balluku tha se mbështetja do të vijojë edhe për muajt gusht shtator, tetor, duke ndikuar në mos-rritjen e çmimit të biletës.
“Ashtu siç jeni në dijen ne me aktin 225 kemi përcaktuar një masë kompensimi për të gjitha kompanitë e transportit publik, e cila ka qenë në fuqi deri në muajin gusht. Gjatë kësaj peridhe janë tërhequr 60 përqind e fondit, kjo dhe për shkak të procedurave dhe kushteve që duhen plotësuar.
Me aktin e sotëm është marrë vendimi që kjo paketë të vijojë në muajin gusht shtator dhe tetor. Kjo është një paketë që qeveria e ka projektuar dhe e mban në fuqi edhe për tre muajt e ardhshëm dhe nuk do të ketë impakt shtesë në buxhet pasi është parashikuar që në fillimin e vitit në paketën anti-krizë”, tha Balluku.
/e.d