• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qëndresa qytetare: Sipas 90 % të studentëve korrupsioni është mbi nivelin mesatar në universitete

by Java News
17/07/2017 22:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Transparency International ka realizuar një raport mbi nivelin e korrupsionit në arsimin shqiptar. Raporti i Transparency International del në përfundimin se korrupsioni në arsimin e lartë është kthyer në një pikë të nxehtë, madje në disa raste ai ka pushtuar të gjithë sistemin e arsimit të lartë dhe kërcënon reputacionin e produkteve kërkimore dhe të diplomuarve pavarësisht fajësisë apo pafajësisë së tyre.

Sipas raportit, Shqipëria nuk bën përjashtim në prirjen globale të përhapjes së korrupsionit, jo vetëm në sistemin arsimor por në pothuajse të gjithë fushat që kanë lidhje me shërbimet publike. Sipas një raporti të Projektit Kundër Korrupsionit në Arsim që një student të diplomohet nga universiteti i duhet të paguajë në mënyrë që të sigurojë kalimin e lëndëve, për të marrë nota më të mira përmes dhënies së ryshfeteve, shitjes së librave, leksione private e forma të tjera të ngjashme.

Po ashtu në raport citohet se mungojnë të dhëna të besueshme mbi përmasat e fenomenit të korrupsionit në arsimin e lartë që bazohet tek zërat e vetë studentëve dhe sfidat me të cilat përballen në përfundimin e studimeve të larta në Shqipëri. Për këtë arsye, ndërmorëm këtë analizë të perceptimit mbi korrupsionin dhe praktikave korruptive në universitetet publike në Shqipëri.

Gjetjet kryesore të raportit të Transparency International janë:

Sipas vlerësimit të studentëve, 90 % e tyre mendojnë se korrupsioni në universitetet publike është mbi nivelin mesatar ndërsa 70 % e tyre janë përgjigjur se fenomeni i korrupsionit është i pranishëm në programin e tyre të studimit.

Sa i përket formave të shfaqjes së korrupsionit, sipas 200 studentëve nga 248 të anketuar, forma më e përhapur e shfaqjes së korrupsionit është ajo e pagesës në këmbim të notës, e ndjekur nga detyrimi për blerjen e librave.

Sipas rezultatit të anketimit pothuajse 90% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë dëgjuar personalisht raste të korrupsionit dhe 25% e të tyre raportojnë se kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin/programin e tyre. Niveli i denoncimit të rasteve është mjaft i ulët, vetëm 10% dhe nga këto 40 % përgjigjen se ka munguar ndëshkueshmëria nga organet kompetente. 4 Raport mbi Korrupsionin në Arsimin e Lartë 17 Korrik 2017

Nëse studentët do të binin në kontakt me një rast korruptiv, vetëm 40 % e tyre do të denonconin ndërsa pjesa tjetër do të refuzonte të bënte një denoncim. Kjo për shkak të treguesit tjetër të besueshmërisë tek adresimi i drejtë i rasteve korruptive, ku 60 % e studentëve nuk besojnë se denoncimet do të jenë efektive në zgjidhjen e problemit.

 · Prania e fenomenit të korrupsionit në arsimin e lartë, përveçse përbën një vepër penale të dënueshme sipas kodit penal, ka dekurajuar në masë studentët të cilët mendojnë se ka efekte demotivuese për ët studiuar, krijon pabarazi në vlerësimin e tyre dhe pabarazi në tregun e punës.

Në bazë të këtyre gjetjeve Transparency International rekomandon edhe këto zgjidhje:

Masat ligjore dhe institucionale të universiteteve publike duhet te forcohen dhe përgjegjësia duhet të jetë e dyfishtë si e organeve akademike edhe atyre administrative të formuara bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë në Shqipëri.

Nevojiten fushata ndërgjegjësuese nga ana e autoriteteve publike sidomos policore dhe media në lidhje me praktikat e denoncimit të korrupsionit dhe kërkohet ashpërsim i masave ndëshkuese për pedagogët e korruptuar.

Mungesa e organizimit të mekanizmave studentore është një nga shkaqet kryesore të mos-aktivizimit të studentëve kundër fenomenit të korrupsionit. Nevojitet zhvillimi i zgjedhjeve dhe riorganizimi i Këshillave Studentore në universitetet publike të pajisur me organizma shtesë për evidentimin e korrupsionit në fakultete. 5 Raport mbi Korrupsionin në Arsimin e Lartë 17 Korrik 2017

Ministria e Arsimit duhet të ushtrojë kontrolle periodike nëpërmjet anketimeve vlerësuese të nivelit të korrupsionit dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me zyrat e administratës në universitete.

Organizatat e shoqërisë civile duhet të depërtojnë në universitete për të ndihmuar studentët të denoncojnë, të reagojnë dhe të demaskojnë fenomenin e korrupsionit. Qëndresa ndaj pedagogëve dhe administratës të korruptuar ka nevojë për bashkëpunim nga brenda dhe jashtë auditorëve.

Expres

Next Post
La Liga nis hetimet ndaj Neymar-it dhe Barcelonës

"Bomba", PSG thyen klauzolën 222 mln euro për Neymar, pagë faraonike brazilianit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
Kosova hap korridoret ajrore me Shqipërinë, shkurtohen fluturimet

Anulohen fluturimet në Tel Aviv dhe Dubai/ TIA: Shkak, konfliktit në Lindjen e Mesme

February 28, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Debat në studio: Prezumimi i pafajësisë

February 28, 2026
Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

Protesta e PD, Rama: Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In