Nga Sokol Mati
Transparenca ne industrine nxjerrese lindi si inisiative mbareboterore EITI-NTIN (Extractive Industries Transparency Initiative – Nisma per Transparence ne Industrite Nxjerrese), si nje koalicion i perbere nga qeveri, kompani, shoqeria civile, investitore, organizma nderkombetare dhe ka zhvilluar nje metodologji te sakte dhe fleksibile per monitorimin e pagesave ndermjet kompanive dhe qeverive, te ardhurave nga industria nxjerrese duke zgjeruar cdo dite e me teper transparencen mbi te ardhurat, pagesat, taksat qe aplikohen ne kete industri, por duke zgjeruar njekohesisht dhe fushat e mbulimit te aktiviteteve te tjera si energjitiken, pyjet, mjedisin, etj.
NTIN perdor standartet nderkombetare dhe promovon transparencen e te ardhurave nga industria nxjerrese ne nivel lokal dhe global. Kjo nisme e ideuar ne tetor 2002 ne Johannesburg nga Tony Blair ne samitin boteror “Per Zhvillim te Qendrueshem” u konfirmua zyrtarisht ne qershor 2003, ne konferencen e pare plenare te EITI te mbajtur ne Lancaster House ne Londer, e cila njihet si dita zyrtare e fillimit te kesaj nisme duke percaktuar ne qershor 2006 kryeqytetin e Oslo, si vendin ku do te zhvillonte aktivitetin e tij Sekretariati Nderkombetar i EITI dhe bordi drejtues i saj.
Ne 27 Dhjetor 2008, Shqiperia vendosi te paraqese kerkesen per te aderuar ne Nismen per Transparence ne Industrite Nxjerrese (EITI) si vend zbatues i kesaj nisme per te promovuar transparencen ne kete sektor dhe mire qeverisjen dhe me 15 Maj 2009 ne mbledhjen e Bordit Drejtues te EITI ne Washington, me votim unanim per realizimin e shpejte dhe me shume korrektesi te hapave per fitimin e statusit te kandidatit, eshte shpallur si vend kandidat i kesaj nisme. Aktualisht Shqiperia eshte nje vend zbatues i kesaj nisme prej disa vitesh fale punes se mire te realizuar ne kete drejtim.
Aderimi ne kete inisiative u pa si nje mundesi per te rritur transparencen ne sektor dhe krijuar kushte per nje pjesemarrje me te gjere te biznesit ne veprimtarite minerare, permiresim legjislacioni apo projekte te tjera qe lidhen me aktivitetet minerare kryesisht ne fushen e krijimit te maredhenjeve te organeve qeveritare me publikun, menyren e informimit, transparences, pjesemarrjen e opinionit te komunitetit ne vendim-marrje, etj.
Shqiperia eshte nga vendet e para qe reflektoj kerkesat e kesaj nisme ne legjislacionin e saj qe me hartimin e Ligjit te ri Minerar duke vleresuar qe transparenca, mire qeverisja dhe zbatimi i ligjit jane faktore dhe elemente esenciale per nje zhvillim te qendrueshem te industrise nxjerrese dhe garantues te realizimit te objektivit te pergjithshem ”Minerale dhe Energji për nje zhvillim te qendrueshem” i lidhur me: vleresimin e potencialit minerar dhe promovimit te tij duke kerkuar e kontrolluar shfrytezimin racional te tyre sepse jane pasuri te paperteriteshme, pergatitjen e politikave te zhvillimit dhe integrimit te ketij aktiviteti ne ekonomine ne shkalle vendi duke garantuar strukture eficente nga pikpamja ekonomike, e mire-orientuar ne treg dhe zgjeruar alternativat per vete diversitetin e saj, sfidat qe duhet te perballojne institucionet administrative e teknike te saj nepermjet mireadministrimit te burimeve natyrore, rritjes se transparences me publikun, bashkerendimit dhe bashkeveprimit te programe ve te kesaj industrie ne shkalle vendi, me ate Rajonal e me gjere, permiresimit te klimes se biznesit per investimeve te huaja, drejtimet e masave te programuara te shtetit per zhvillime te qendrushme afatgjata duke nxitur, mbeshtetur dhe inkurajuar zhvillimin dhe rritjen e prodhimit vendas per perfitimin e shtetasve shqiptare dhe pranine e suksesit te politikave te zhvillimit e te punesimit ne vend duke ruajtur perhere profesionalizmin dhe transparencen. Aktualisht jane realizuar permiresimet ligjore dhe per sektorin e naftes dhe po punohet per sektorine energjise.
Duke vleresuar te gjithe parimet e pergjitheshme te kesaj nisme per nje shfrytezim racional te burimeve natyrore si nje mjet i fuqishem per nje zhvillim te qendrueshem, ulje te varferise, rritje te punesimit, etj do te veconim nje parim me te rendesishem te saj qe ne vetvete perben dhe thelbin e kesaj inisiative:
“Konfirmimi se manaxhimi i burimeve natyrore ne perfitim te shtetasve eshte nje detyre e qeverive gjate ushtrimit te punes se saj per zhvillimin e vendit”.
Pare ne kete kendveshtrim nje zhvillim i qendrueshem i industrise minerare do te mbeshtetej nga nje kuptim me i mire nga publiku mbi te ardhurat qe krijohen nga kjo industri, do te ndihmonte debatin publik, informimin dhe zgjedhjen e opsioneve realiste per nje zhvillim te qendrueshem.
Rendesia e transparences nga qeverite dhe kompanite nxjerrese eshte nje nevoje per te vleresuar menaxhimin e te ardhurave publike dhe rritur ato vete, ajo ndikon ne nje njohje me te mire nga publiku te kontratave te hartuara dhe sa keto kontrata kane respektuar ligjet ne fuqi, garanton rritjen e investimeve te huaja e vendase ne industrine nxjerrese, fut praktiken e diskutimit te te ardhurave, shperndarjen dhe planifikimin e tyre ne nje debat me publikun kur ai jepet ne forme te thjeshte per tu pare, lexuar dhe perdorur.
Ne kete kontekst krahas energjitikes, bujqesise , turizmit ndaj besimin se perdorimi racional i burimeve natyrore eshte mjet i rendesishem per nje rritje te qendrueshme ekonomike. Realizimi i objektivave afatmesëm e afatgjata të zhvillimit, proçeseve dhe synimeve evropiano-integruese të Shqipërisë, kerkojne qe transparenca e sektorit dhe nje program i integruar e i mbështetur në politika të qarta, te sherbejne si garanci per zhvillimin e aktiviteteve ne fushen e burimeve natyrore duke I bere ata fitimprurës, mbështetës te prioriteteve kryesore të zhvillimit, sigurues te ritmeve të një rritjeje të qëndrueshme e përfshirëse e garantues kryesor për përmirësimin e klimës së biznesit ne këtë sektor.
Menaxhimi efektiv e transparent i burimeve natyrore do te ndihmoje ne rritjen e debatit publik dhe informimin e tij per opsionet me efektive ne shfrytezimin e tyre. Nje komunitet i informuar do te jete nje ndihmese e madhe per garantimin e aktivitetit te cdo kompanie qe punon ne sektorin e industrise nxjerrese dhe do ta pranoje shume mire aktivitetin e saj.
Dhenja e nje informacioni te tille duhet te perfshije te gjitha kompanite qe zhvillojne aktivitet ne industrine nxjerrese ne nje vend dhe kerkon respektim te legjislacionit dhe transparence nga organet qeveritare per aktivitetin ekonomik e financiar te industrise nxjerrese duke sherbyer keshtu ne nje pranim nga komuniteti per keto aktivitete nga te cilat ai perfiton ne menyre te dreteperdrejte sic shprehet ne ligjin e taksave, por dhe te terthorte pasi te ardhurat e krijuara nga sektori nese jane transparente i jep mundesi me te madhe komunitetit te kerkoj investime shteterore ne rajonin minerar dhe njekohesisht kjo do te sherbej ne nxitjen e investimeve ne sektor.
Pjese e ketij informimi patjeter kerkon qe te gjithe grupet e interesit te japin nje kontribut me te madh duke perfshire ketu qeverite dhe institucionet e tyre, kompanite qe zhvillojne aktivitet ne industrine nxjerrese, kompanite qe sherbejne ne industrine nxjerrese, organizmat multilateral, organizmat financiare, investitoret dhe shoqatat jo qeveritare.
Transparenca i ben Qeveritë te pergjegjeshme. Ato duke qenë përgjegjëse për legjislacionin, politikat ekonomike (brenda tyre per politikat minerare), vendosjen e standardeve të performancës mjedisore, shërbimet sociale, shëndetit publik, arsimit, infrastruktures publike, etj, janë gjithashtu përgjegjëse për vënien në pozita pune të institucioneve minerare të aftë për të siguruar harmonizimin e politikave, koherencën, jane pergjegjese per bashkepunimin midis agjencive dhe nivelet e qeverisë të përfshirë në menaxhimin e Industrise minerare. Informacioni, Transparenca do te garantojne maksimizimin e efekteve dhe kontributeve pozitive në shoqëri ne drejtim te zhvillimit te qëndrueshëm.
Krijimi i institucionit te ALBEITI, qe ka nje kontribut te vecante ne kete drejtim, si ne aspektin e hartimit te raporteve vjetore te industrise nxjerrese dhe auditimit te tyre, ne drejtim te zgjerimit te fushave qe po mbulon ky proces transparence si energjitika, por dhe te publikimit te ketyre raporteve te cilat nuk duhet te mbeten pjese e zyrave te administrates apo disa shoqatave por ato duhet te jene per gjithe publikun, duke hartuar raporte te permbledhura informuese, te thjeshta per tu kuptuar nga komuniteti i gjere, qe ai te informohet sa te ardhura kjo industri krijoi kete vit, sa nga keto te ardhura do te shkojne ne autoritetet lokale te vendit ku ai banon, sa mundesi ka nga buxheti i shtetit qe te ardhurat e kesaj industrie te alokohen ne rajon e tij per rritje te mireqenies se tij.
Nje plan i mire veprimi e komunikimi, përgatitja e formave te komunikimit per publikun, zbatimi me rigorozitet i dokumentave strategjike te komunikimit, bashkeveprimi me institucionet e nismes dhe me vendet anetare per eksperienca te reja te komunikimit, trajnimi i perfaqsuesve te shoqatave jo qeveritare si zedhenese ne komunitet, institucioneve e biznesit do ta benin kete nisme akoma me te njohur nga publiku, me te interesuar per produktet e institucioneve te saj. Informacioni nuk duhet te jete thjesht nje grumbullim te dhenash, pa analiza reale te shkaqeve, efekteve qe japin rezultatet vjetore te zhvillimit te sektorit, ai duhet te kete konkluzione te sakta dhe shume rekomandime qe te mund te kriojne ide per vendimarresit e politikave minerare, te hap debat publik duke iu dhene ketij te fundit, ne forme te permbledhur, te lehte per tu kuptuarnga nje mase sa me e gjere, dhe te shperndahet duke shfrytezuar mjetet e tashme te shperndarjes se informacionit.
Domosdoshmeria e transparences me publikun duhet pare si nje mjet per mireqeverisje, gjithperfshirje te grupeve te interesit dhe publikut ne vendim-marrje, rritje te transparences ne vendim marrje, shfrytezim racional te pasurive natyrore si pasuri te paperseritshme, pergatitje te burimeve njerezore, rivleresim te pasurive dhe planifikim te teritorit, permiresimin e bilancit ekonomik te vendit dhe respekt te ambientit ku jetojme.
Informacioni dhe trasparenca ndihmojne ne kuptimin nga komuniteti te cdo situate ku kalon industria minerare duke mos lene qe informacioni te rrjedhe ne menyre kaotike, jo ralle keqdashes, i ndikuar politikisht, etj. Aktualisht eshte fakt, qe perfitimi i shtetit nga taksat minerare ne momentin aktual ka qene ne zbritje (raportet vjetore te Nismes per Transparence ne Industrine Nxjerrese percaktojne te ardhurat nga sektori minerar ne vlere kundrejt PBB kane qene gjate kater viteve ne ulje), presioni global ndaj biznesit eshte rritur ai eshte tulatur, nje kuptim me i mire nga komuniteti i kesaj situate do te ishte nje ndihmese shume e madhe per sektorin minerar sidomos per tremujoret ne vazhdim kur nje tendence rritje po verehet per mineralet metalore qe prodhohen ne vendin tone. Ky fakt duhet te na nxise per nje vemendje me te madhe ndaj sektorit.
Ekonomia, qendrueshmeria e saj nepermjet rikthimit te besimit ndaj biznesit i lidhur pazgjidhmerisht ky me permiresimin e klimes se biznesit, rritjen e konkurueshmerise se tij ne rajon, rritjen e investimeve te huaja, do te ndikohej pozitivisht nga kjo ndihmese e komunitetit nese ai do te jete me i informuar nese institucionet minerare do te jene me transparente per ecurine e kesaj industrie. Biznesi minerar i cili aktualisht po perballet i vetem me shume veshtiresi, nuk po ndjen ndihmen e shtetit per te garantuar investimet e kryera, ka veshtiresi te medha ne kreditim jo vetem thjesht per faktin se bankat kane rritur kerkesat dhe kujdesin gjate kreditimit por sepse dhe ai vete nuk ndihet i sigurte, projektet qe me pare rezultonin efektive tashme jane jashte parametrave te tyre te ndikuar shume nga kriza globale minerare por pjeserisht dhe nga politikat e ndjekura nga vete ne ne kete periudhe krize.
Nje informacion i pa diskutuar dhe aq me keq i munguar ndikon ne menyre te drejteperdrejte ne pamundesine e kuptimit nga ana e komunitetit te te mirave dhe demeve qe vijne nga zhvillimi i sektorit. Dhenja pa rezerva e tij, dialogu i hapur me njerezit sherbejne në të kuptuarin si duhet te efekteve te veprimtarive minerare ne zhvillimin e qendrueshem dhe se si lidhen keto efekte me njëri-tjetrin. Ai ndihmon ne ngritjen e vetëdijes per aktorët e perfshire dhe se si ata mund të adresojnë mundësitë, sfidat ne industrinë minerare.
Perfundimisht desha te theksoj se informacioni duhet te jete transparent per publikun, qe te krijoj debat, pasi kur debati zhvillohet thjesht mes profesionisteve te organeve qendrore ai nuk jep mundesi per grumbullim idesh nga te gjithe aktoret, por eshte nje debat shume i kushtezuar nga politika qendrore, i cunguar, jo realist, i pa pranuar nga komuniteti e biznesi dhe jo ralle i demshem.