Në vitin 2011, Rosie Mercado po udhëtonte me avion në rrugën nga Las Vegasi drejt New Yorku-t, e teksa ishte ulur në vendin e saj, i kishin thënë “Zonjë nuk mund të qëndroni vetëm në një sedilje, duhet të bleni dhe një biletë tjetër”.
Këto fjalë poshtëruese që mori Mercado, e bënë këtë të fundit, që brenda 4 viteve të shndërrohej thuajse lotësisht nga pamja e jashtme, duke u shndërruar në një modele elegante pas humbjes së gjysmës së peshës së saj trupore.
35-vjecarja edhe pse në masë XXL ka marrë pjesë në disa evenimente të modës, një nga ato në vitin 2010, ku me 186 kilogramët e saj mori çmimin “Face of Full Figured”.
Rosie me katër vjet punë të lodhshme humbi plot 91 kg, por ajo nuk mjaftohet me aq dhe po përpiqet të arrijë objektivin e saj, 80 kilogramë.