• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Transformimi i Kopshtit Zoologjik, Veliaj inspekton punimet: Gati për fëmijët më 1 Qershor, i rrit vlerën pronës

by
18/04/2021 13:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti Zoologjik po rikonceptohet si një mjedis i përshtatshëm për kafshët, me hapësira çlodhëse për vizitorët dhe parking nëntokësor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga deputetja Mimi Kodheli inspektuan sot ecurinë e punimeve. Veliaj tha se Kopshti Zoologjik do të mirëpresë vizitorë duke nisur nga Qershori.

“Tani që po afron 1 Qershori do jetë një surprizë fantastike për fëmijët. Pastaj faza e dytë do jetë Kopshti Botanik gjithashtu në Njësinë 13. Kemi bërë tre basenet, ka mbaruar parkingu, ka mbaruar rrethimi i ariut, po bëjmë shtëpizat e vogla. Kanë mbaruar klasat ku do të mësojmë kujdestarët e rinj të Kopshtit Zoologjik, auditori i fëmijëve ku do kenë mundësi të bëjnë edhe një klasë në natyrë pra të dalin nga rutina e shkollës, por të kenë mundësi që të mësojnë duke parë mënyrën sesi menaxhohet një Kopsht Zoologjik, sesi respektohen kafshët. Besoj që për Njësinë 13 do jetë një bizhu dhe të qenit më shtëpi te Kopshti Zoologjik”, sqaroi Veliaj.

Me përfundimin e punimeve në Kopshtin Zoologjik, zona do kthehet në një bizhu për Tiranën dhe do rritet ndjeshëm vlera e pronës.

“Do të kemi vendosur një standard edhe në Ballkan se çfarë do të thotë të punosh me cilësi, me estetikë, me kujdes, ndaj gjësë së gjallë, si ndaj njerëzve, si ndaj kafshëve. Edhe diçka që jam i bindur, ka filluar, por do shkojë deri në fund, do shtojë vlerën e të gjithë pallateve dhe të gjithë banesave në këtë zonë. Është padyshim një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, po pasi të mbarojë Kopshti Zoologjik dhe Botanik, jam i sigurt që vlera e pronës, si për të majtë si për të djathtë do rritet, në një mënyrë që e kemi parë edhe tek Bulevardi Zogu I, edhe tek Pazari i Ri, edhe tek liqeni”, përfundoi Veliaj.

Ndërsa kandidatja për deputete të Partisë Socialiste për Tiranën, Mimi Kodheli komplimenti kryebashkiakun Veliaj për punën e realizuar. Kopshtit Zoologjik do të bëhet me mur 2.50 metra nga niveli i tokës, mbi të cilin montohen kangjella 0.8 m të larta. I gjithë muri do të vishet me gjelbërim dhe pemë. Vizita në Kopshtin Zoologjik do të jetë një aktivitet që zgjat përgjatë gjithë ditës, ku përfshihen zona pikniku përgjatë itinerareve të lëvizjes, hapësira të gjelbra të lira nga strukturat dhe të veçuara për familjarë e fëmijë. Krahas këtyre, në kopsht janë të shpërndara kënde lojërash për ta bërë sa më të pasur eksperiencën për fëmijët dhe prindërit./ b.h

Next Post
U tha se ka hequr rrudhat me botox/ Rama tregon ‘sekretin’ dhe i përgjigjet Metës: Ti me 25 prill del i rruar dhe i qethur!

U tha se ka hequr rrudhat me botox/ Rama tregon 'sekretin' dhe i përgjigjet Metës: Ti me 25 prill del i rruar dhe i qethur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com