Redaktorët e fotografisë në prestigjiozet “The Washington Post” dhe “New York Times” kanë zgjedhur një foto nga kryeqyteti shqiptar në faqet e tyre të apra.
Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, mëngjesin e kësaj të hëne në kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Në qendër të fotos, është kapur momenti kur moderatorja e emisionit “Ora e Tiranës”, Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit, teksa po xhironte episodin e radhës.
“Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”,- është përshkrimi i fotos.
Gazetat amerikane e kanë cilësuar foton si “Transformimi i ditës së pazarit”.