Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) në kuadër të punimeve për të përmirësuar cilësinë e furnizimit me energji elektrike, vendosi në Nënstacionin e Kasharit në periferi të kryeqytetit, një transformator të standardeve bashkëkohore, me kapacitet 110/20KV 40MVA.
“Ky nënstacion furnizon rreth 4000 biznese, kryesisht të Autostradës Tiranë – (Vorë) Durrës, dhe janë pikërisht këto subjekte private që do të ndiejnë ndryshimin e furnizimit me energji të tensionit sipas standardit. Natyrisht që përfitues do të jenë edhe abonentët familjar”, deklaroi Adriatik Kupi, Drejtor i Tensionit të Lartë (NTL), pranë OSHEE-së.