Njëri ndër lojtarët më të mirë të botës, portugezi Christiano Ronaldo, karrierën e futbollit e ka nisur që në moshën 10 vjeçare me skuadrën FC Andorinha, por interesante është transferta e tij e parë në një skuadër tjetër.
Në moshën vjeçare, portugezi kaloi në skuadrën Nacional, në këmbim të dy fanellave dhe 20 topash futbolli.
Por cmimi i transfertave të tij që nga ajo kohë ndryshi rrënjësisht, kur Ronaldo kaloi te Sportingu, për të vazhduar te United në Angli, ku u bë edhe lojtari më i mirë i botës, ndërsa në vitin 2009, për 94 milionë euro, u transferua në Spanjë, te Real Madridi, duke thyer çdo rekord të transferimeve në futboll.









