• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Transferimi i fitimeve jashtë vendit këtë vit është në nivelet më të larta historike

by Java News
14/12/2021 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitimet e transferuara nga investitorët e huaj jashtë vendit këtë vit janë në nivelet më të lartë historike.

Sipas statistikave të Bilancit të Pagesave, për tremujorin e tretë të vitit, flukset dalëse zërin e të ardhurave nga investimet kishin vlerën e 139 milionë eurove, në rritje me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Për të gjithë 9-mujorin 2021, vlera e fitimeve të transferuara jashtë vendit arriti vlerën rekord të 433 milionë eurove, 14.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo është vlera më e lartë e fitimeve të transferuara jashtë për këtë periudhë të vitit të paktën për 13 vitet e fundit, por me shumë të ngjarë është edhe vlera më e lartë historike.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për tremujorin III ranë në 18 milionë euro, 31% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të gjithë 9-mujorin, të ardhurat nga investimet jashtë vendit kishin vlerën e 60 milionë eurove, 21% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si një vend pritës i investimeve të huaja direkte, Shqipëria ka historikisht një bilanc negativ në të ardhurat nga investimet. Por, këtë vit ky deficit është në rritje të ndjeshme. Për shkak të rritjes së flukseve dalëse dhe rënies së atyre hyrëse, bilanci neto i të ardhurave nga investimet për 9-mujorin u rrit me 23% krahasuar me një vit më parë dhe arriti shumën e 373 milionë eurove.

Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara jashtë vendit gjatë këtij vitit tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë i madh. Rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera.

Megjithatë, rritja e fitimeve të transferuara jashtë vendit nuk lidhet vetëm me investimet në aksione të bizneseve, por edhe një rritje e ndjeshme e investimeve të portofolit, në tituj borxhi apo instrumente të tjera të huasë.

Rritja e borxhit të jashtëm në vlerë rrit edhe interesat e paguara për huadhënësit jashtë vendit. Në fund të muajit shtator, borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare arriti në pothuajse 9 miliardë euro, 1.4% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Një ndikim të rëndësishëm gjatë viteve të fundit po jep borxhi i sektorit publik. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të 9-mujorit borxhi i jashtëm publik arriti në rreth 585 miliardë lekë dhe në pesë vitet e fundit është rritur me rreth 30%. Për 9-mujorin 2021, shpenzimet për interesat e borxhit të jashtëm u rritën me 32% dhe arritën në 8.6 miliardë lekë ose rreth 70 milionë euro. Kjo shumë përbën rreth 16% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.

Burimi: Banka e Shqipërisë

g.kosovari

Next Post
Habit Bylykbashi: Enveristët në politikë, një nga arsyet pse ju bashkova Foltores së Berishës

"Bëje shefin e policisë më 21 janar"/ Bylykbashi akuza Bashës: Shihje me dylbi nga tarraca e Kryeministrisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

Vijon përplasja SHBA-Iran, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtësen e dytë në Lindjen e Mesme

February 13, 2026
Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

Skandali/ Trump e fali për sulmin në Capitol, tani dënohet për pedofili

February 13, 2026
Ndryshohet aktakuza për ish-krerët e UÇK, Prokuroria: S’kemi prova për krime në Ferizaj

​Sot fjala përfundimtare e mbrojtjes së Rexhep Selimit në Hagë, më pas Jakup Krasniqi

February 13, 2026
“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

“Europa nuk ka më kohë!” Draghi dhe Letta apel BE-së për veprime konkrete

February 13, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot i paqëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 13, 2026
Demokrati e pyet: “Pse nuk dorëzon stafetën doktor?”/ Berisha i përgjigjet: Nuk kam ndërmend të lë…

Gjyqi për ish-krerët e UÇK, reagon Berisha: Ka vetëm një zgjidhje, pafajësia, ndjesa dhe rikthimi në shtëpi

February 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In