• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Traktet e shpërndara në Idomeni: Sirianë ikni në Shqipëri, janë hapur kufijtë!

by Aalison Pearse Stevens
29/03/2016 06:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Refugjatët e strehuar në kampin e Idomenit, në mungesë të një zgjidhjeje konkrete nga autoritetet janë kthyer në viktima të thashethemeve, që qarkullojnë në komunitetin e tyre për shkak të mungesës së informacionit.

Për herën e tretë radhazi, nëpër kampe janë shpërndarë fletëpalosje nga një organizatë, në të cilat shkruhet se, një shteg i ri është hapur për ta dhe është pikërisht rruga për në Shqipëri, raporton Top Channel.

“Ne kemi informacione se mund të marrim rrugën për në Shqipëri, pasi ai vend do të na lejojë të depërtojmë për më tej. Më pas na thanë se, nga Shqipëria do të kalojmë në Malin e Zi, Slloveni dhe Austri. Pastaj i hoqën këto fletëpalosje… Pse e bënë këtë? Po na shkatërrojnë shpresat dhe nuk po na ndihmojnë aspak”, thotë një refugjat sirian.

“Ne duam të dimë kush i postoi këto letra, që edhe ne të dimë se çfarë të bëjmë. Ne duam të largohemi, na duket sikur këtu po mbytemi, sikur po jetojmë në një burg të hapur dhe nuk dimë sesi do të ikim prej këtej”, thotë një tjetër refugjate.

Protestat në kufirin greko-maqedonas nuk kanë munguar, por ato duket se nuk kanë zgjidhur asgjë për shpërnguljen e tyre. Më herët ishte ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, i cili e kritikoi ashpër mbylljen e rrugës ballkanike të refugjatëve.

“Më pak refugjatë po vijnë sot në Europën Qendrore, sepse kanë mbetur në Greqi. Të heqësh qafe problemet e tua, duke zhytur në vështirësi partnerë të tjerë europianë, nuk është aspak mënyra sesi duhet ta trajtojmë ne njëri-tjetrin”, tha Frank-Ëalter Steinmeier, ministër i Jashtëm i Gjermanisë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar 20 milionë dollarë për t’i ardhur në ndihmë eksodit më të madh të refugjatëve, që pas Luftës së Dytë Botërore.

Next Post

Këta janë 15 filmat më seksi të të gjitha kohërave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

Përplasje të ashpra me policinë pranë kampusit universitar në Selanik, mbi 330 të ndaluar

February 7, 2026
“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

“Nuk ishte në makinën që u përdor për ekzekutimin”, avokati i Muratajt paraqet provat në gjyqin për vrasjen e Ardit Spahiut në Belgjikë

February 7, 2026
Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

February 7, 2026
43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

43% e energjisë në vend, nga burime të pastra/ Eurostat: Shqipëria, mbi mesataren e BE për energjinë e rinovueshme

February 7, 2026
Analiza/ Çfarë do ta rrëzonte regjimin në Iran?

Apel i 114 laureatëve të Çmimit Nobel për ekzekutimet e fundit në Iran

February 7, 2026
Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

Emailet e reja të publikuara nga DASH hedhin dritë mbi darkën e Epstein me Dukën Andrew, ja çfarë kanë komunikuar

February 7, 2026
Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

Kaos dhe emocione në kryeqytet, Tirana dhe Dinamo ndajnë pikët në një derbi spektakolar

February 7, 2026
“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

“Ka udhëtuar i vetëm në Pekin”, flasin familjarët e kolonelit grek që u arrestua për spiunazh për Kinën: Po mësonte gjuhën dhe…

February 7, 2026
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

February 7, 2026
Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In