• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajtimi i Lefter Kokës është inkuizicion

by Ylli Manjani
25/10/2025 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Ylli Manjani 

Lefter Koka është tash 4 vite në paraburgim.  Ligji procedural ka vënë limit kohor për paraburgimin, jo më shumë se 3 vite. 

Deri dje gjykatat tona, përfshi edhe GJKKO, ishin strikt në zbatimin e këtij afati. GJKKO, fjala vjen, liroi vitin që shkoi plot 40 persona të cilët SPAK-u i sukseve të mëdha i kishte harruar në paraburgim. 

Ky fakt kaloi pa u vënë re nga lajmet sepse SPAK u kujdes që ti jepte medias “ushqim të freskët”, për ta fshehur këtë super dështim hetimor. 

Por sidoqoftë ata u liruan nga GJKKO e merrshme që s’të jep as një gur të çash kokën tënde, e jo më lirinë. U liruan sepse ligji është strikt dhe shkelja e tij nga SPAK ishte më shumë sesa e rëndë.  Dhe shumë mirë bëri gjykata. 

Tani ky ligji i afatave pse nuk vlen për Lefter Kokën?!  Është 4 vite në paraburgim tjetri, të konvertuara në ditë burgu janë plot 6 vite të tilla. 

Është 4 vite në paraburgim, ose 6 vite burg, për llogari të gjykimit të tejzgjatur të inceneratorit të Fierit pasi për të tjerat është gjykuar dhe ka kry punë. 

Nuk po i hyjmë këtu faktit se si, përse e me ç’prova se tashnë ky është disktutim luksi në sistemin inkuizitor të drejtuar nga SPAK-u i reformës. Por mbajtja në paraburgim tej afateve të përgjithshme që lejon ligji është shkelje e rëndë e të drejtës për liri të individit. Apo nuk quhet individ Lefteri?! 

Lefter Koka nuk është as terrorist e as vrasës me pagesë, që të çojë në ulërima ekzstaze SPAK-un, për të rritur presionin ndaj gjykatës (Shqipëria është vend i vogël dhe merret vesh çdo gjë). Kjo e fundit është dukshëm nën presion të jashtëzakonshëm nga SPAK. 

Tani si e kanë menduar shokët në SPAK, që njeriu duhet të kalbet në burg vetëm që të shkruhet bukur CV-ja e karrierës së prokurorëve?! Të heronjve të kalamajve të Yuri Kim, megjithse Ajo ska kalamaj?! Po kujt i duhet CV-ja e tyre kur të mos jenë më aty?! 

Dua të them se edhe sikur të jenë të vërteta ato që ka thënë SPAK për Të, ka një fund edhe burgu për kët njeri. Nuk vdes tjetri në në burg se do SPAK-u!!! Një ditë do dalë nga burgu, more. 

Ja pra pse po ulërasim se vendi ka nevojë për GJYKATË të PAANËSHME.  Kemi nevojë për gjykatë të drejtë në sistem demokratik akuzator dhe jo gjykatë inkuizicioni, ku karriera e prokurorit vlen më shumë se liria kushtetuese e individit. 

Mbajtja në paraburgim tej afateve ligjore e Lefter Kokës është shkelje shumë e rëndë e lirive themelore. 

Edhe në Amerikë kështu quhet kjo sjellje abuzive…. Që ta dini edhe ju që e doni më shumë Amerikën. Edhe në BE njësoj… 

Pfffff. 

Next Post
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Opozita humbi e ndarë, por “bashkimi” nuk i jep fitoren…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In