• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Trajnimi i qenve të policisë me manual nga OSBE, Boshnjaku: Japin ndihmë të madhe në pikat e kalimit kufitar

by Java News
29/02/2024 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky qen, i cili përdoret për të gjetur sende të jashtëligjshme nga Policia Kufitare dhe jo vetëm, kësaj here në këtë simulim të bërë në Golem të Kavajës, gjeti një pistoletë.

Kontrolli u bë sipas të gjitha standardeve të Bashkimit Evropian, manuali i trajnimit, i cili sapo është zhvilluar dhe do t’i jepet Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë së Shtetit dhe të gjitha njësive policore të qenve në pikat e kalimit kufitar në vend. Për herë të dytë, Prezenca e OSBE në Shqipëri zhvilloi takimin me përfaqësues të këtyre njësive nga Ballkani Perëndimor, Franca dhe Austria. Duke njohur rëndësinë e qenve në zbulimin e kalimit të sendeve të paligjshme me kufi, kreu i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku, foli për rezultate të prekshme vetëm për vitin 2023, sidomos në gjetjen e parave të padeklaruara dhe armëve të zjarrit.

“Ne kemi pasur rezultate të prekshme. Për vitin 2023 parandalimi dhe goditja e transportit të vlerave monetare CASH nëpër pikat e kalimit kufitar, ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm kontrolli me qen dhe mund të themi se vlera e sekuestruar e parave ka qenë rreth 3 milionë euro, që nuk janë pak”- tha Boshnjaku.

Synimi i OSBE-së është që manuali i trajnimit dhe shkëmbimi i eksperiencave me rajonin dhe vende të BE-së të vijojë më tej.

“Qëllimi i këtij projekti dhe eventi, nuk është vetëm dhënia e eksperiencave më të mira nga ana teorike por edhe nga ana praktike. Doja të theksoja që projekti nuk po suporton vetëm dhënien e disa dokumenteve strategjikë, por në të njëjtën kohë ne po përpiqemi që ti ofrojmë shtetit shqiptar platformat e nevojshme për rritjen e kapaciteteve, duke përfshirë këtu rikonstruktimin e Institutit e qenve, dhënien e disa pajisjeve te specializuara dhe makinave që do të bëjnë transportimin e qenve”- u shpreh Ballço, përfaqësues i prezencës së OSBE në Shqipëri.

Takimi rajonal këtë vit u fokusua në Manualin e Trajnimit të sapo hartuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe nevojave të Policisë së Shtetit si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”. Manuali do të shërbejë si mjet i rritjes profesionale për të gjithë instruktorët e qenve të policisë, për të dalluar armët e zjarrit, municionet dhe eksplozivët e jashtëligjshme./m.j

Next Post
Tronditet Korça, autori qëllon për vdekje një person pranë një hoteli, më pas vret veten

Emri/ Plagosi me armë zjarri fqinjin, autori vetëdorëzohet në polici një ditë më pas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In