Massimiliano Allegri është i vendosur që ta mposhtë ish skuadrën e tij. Trajneri Juventusit kaloi katër vite tek Milani 2010-2014, duke e drejtuar skuadrën drejt Scudettos.
“Juventusi përballë Milanit është ndeshja më e rëndësishme në futbollin italian. Sinisa Mihajloviç është duke bërë punë të mirë. Milani me siguri do të jetë në një nga tri pozitat e para. Juventusi ka mbrojtësit më të mirë në Europë, por duhet të përmirësohemi edhe më”.- tha Allegri.
“Synimi është që ta mposhtim Milanin”- theksoi ai.