Trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, ka ofenduar rëndë shqiptarët. Në konferencën për shtyp, të mbajtur para ndeshjes kualifikuese për Euro 2016, që kombëtarja e Danimarkës luan përballë Shqipërisë, Olsen gabimisht apo qëllimisht, ua ndërroi emrin shqiptarëve, duke i quajtur “shqiptaristët”.
“Ai iu tha shqiptarista në vend të emërtimit të duhur shqiptarë”, shkruan gazeta daneze “ekstrabladet.dk”, e cila ka sulmuar trajnerin e Danimarkës, për gabimin e bërë.










