• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajneri i Bajernit i zhgënjyer: Luajtëm më mirë! Portieri i Realit ishte spektakolar

by Java News
02/05/2018 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ishte i zhgënjyer, që ekipi i tij, Bayern Munich, u eliminua në fazën gjysmë finale të Ligës së Kampionëve, Jupp Heynckes përgëzoi Keylor Navas për performancën e tij. Sipas tij, portieri në fjalë i dha Realit kualifikimin për në finalen e Kievit.

Kostarikani e ndaloi Bayernin së shënuari në tetë raste të veçanta dhe ishte padyshim njeri i ndeshjes. “Reali mund të falënderojë Keylor Navas, sepse ai ishte spektakolar dhe bëri disa pritje fantastike, – tha Heynckes në konferencën e tij për shtyp, pas ndeshjes. – Nëse shikoni në të dyja ndeshjet, mendoj se kemi qenë ekipi më i mirë, kështu që është një zhgënjim i madh të mos arrijmë në finale”.

Trajneri veteran i skuadrës bavareze ishte, gjithashtu, i kënaqur me dëshirën e treguar nga të tij:

“Ekipi im pati një qëndrim të shkëlqyeshëm. Pas humbjes në shtëpi u ngritëm përsëri. Ka qenë një ndeshje e klasit botëror, por lëndimet na dëmtuan në ndeshjen e parë, sepse na kanë munguar pesë lojtarë. Unë ende kisha besim të plotë tek të gjithë lojtarët e mi dhe nuk do të kërkoj justifikime, nuk duket e drejtë”.

Heynckes vazhdoi të konfirmonte se do të tërhiqej sërish nga futbolli në fund të sezonit:

“Nuk do të kthehem më në asnjë stol dhe kjo është e mbyllur. Nuk ka shumë njerëz që hyjnë në këto aventura, në moshën 72 vjeç. Nuk kam asnjë emocion për këtë. Jam i zhgënjyer nga barazimi 2-2, megjithatë, pasi ka qenë si një humbje për ne. Më vjen keq për skuadrën, futbolli nuk na dha kësaj radhe çmimin që meritonim”.

a.ç

Next Post
GAP: Buxheti kosovar i vitit 2018 se ul dot varfërinë

Janar- Mars 2018, buxheti del me suficit, tatimet e doganat mbajnë peshën kryesore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Irena Gjoka mohon akuzat/ Avokati: Lojë politike, vendim i shuar! Ndikim i pastër i shërbimeve greke…

January 24, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, zonat ku do ketë reshje shiu dhe dëbore

Këtë të Shtunë, mot i paqëndrueshëm me reshje shiu në të gjithë territorin! Ja sa do të shënojë termometri

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In