Te gjithe jane te pakenaqur me trainerin kosovar. Jo vetem futbolliste por edhe specialiste kosovare.
Përfaqësuesja e Kosovës, nuk ka shijuar ende fitoren në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.Kosova ka pësuar humbjen e radhës duke u mposhtur në “Loro Boriçi” të Shkodrës nga Turqia me rezultat 1:4.
Humbjen e radhës të Kosovës, e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli.I pakënaqur me ecurinë e Kombëtares së Kosovës u shpreh edhe njohësi i futbollit Fetah Veliu, i cili ka disa fjalë edhe për përzgjedhësin Albert Bunjaki.
Përfaqësuesja e Kosovës, pas kësaj humbje nga Turqia, renditet në pozitën e fundit në renditje në grupin I, me vetëm një pikë të tubuar.
Kosova në këto eliminatore ka shënuar vetëm tre gola përderisa ka pësuar 18 syresh. Ndeshjen e radhës Kosova, e luan si mysafire ndaj Kroacisë me 2 shtator. (b.an)