• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trajkoviç: Paralajmërimet për AKS-në më 15 shkurt, përralla

by Java News
16/02/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse politikanët serbë në fund të vitit të shkuar dhe në fillim të këtij viti kishin paralajmëruar se në Sretenje, ditën e shtetësisë së Serbisë, më 15 shkurt, serbët e Kosovës vetë do të krijonin Asociacionin e Komunave serbe, kjo nuk ka ndodhur.

 

“Premtimet e tilla janë joserioze”, thotë Rada Trajkoviq.

Slavko Simiq, është njëri nga ata i cili para më shumë se një muaji kishte paralajmëruar formimin e AKS-së në Sretenje, përcjell radiokim. E sot ai thotë se lidhur me çështjen e AKS-së po zhvillohen bisedime dhe se ka lëvizje në deklaratat e zyrtarëve kosovarë, porse, siç konstaton ai, pret mesazhe me të sinqerta, transmeton Koha.net.

“Presim që këto mesazhe të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi që i ka Prishtina, e ne gjatë disa ditëve në vijim presim që në Bruksel të takohen dy delegacionet që do të dërgonim mesazhe të qarta që ekipi drejtues t’ia nisë punës në hartimin e statusit. Sa u përket përfaqësuesve politikë serbë, ne tashmë jemi të gatshëm dhe po punojmë me të madhe që të fillojë procesi i formimit të AKS-së“, ka thënë Slavko Simiq.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Rada Trajkoviq thotë se përfaqësuesit serbë është dashur të mendonin mirë e mirë para se të premtonin se në Sretenje do ta themelojnë AKS-në.

“Premtimi se në Sretenje (15 shkurt) do të fillojë projekti i ndërtimit të AKS-së, e nga i cili nuk ka asgjë, për ne është zhgënjim i madh. Këshilli drejtues i komunave veriore që e ka marrë detyrimin për ta hartuar statutin, është dashur, të paktën, të takohet dhe të paralajmërojë se do të shkohet drejt atij projekti. Kjo do t’ju jepte forcë serbëve nga Kosova dhe do të ishte seriozitet ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe Prishtinës“, thotë Rada Trajkoviq.

Bojan Teofiloviq nga Qendra për paqe e tolerancë mendon se është e pamundur që politikanët serbë ta formojnë vetë AKS-në, pa pajtim të partnerëve të tjerë në negociata.

„Mendoj se pa dy faktorë, Prishtinën e Brukselit, është pamundur të formohet AKS. Për shkak se AKS është në Marrëveshjen e Brukselit dhe për shkak se AKS duhet të formohet sipas ligjeve kosovare”, ka thënë Teofiloviqit.

Premtime për themelimin e AKS-së kishin dhënë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq dhe politikani nga Beogradi Marko Gjuriq. (b.an)

Next Post
Gjykata e Apelit/ Familjarët e deputetit Prenga humbasin Lagunën e Patokut

Kërkesa për heqjen e mandatit, ja dënimet e fshehura nga deputeti Prenga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In