• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Traineri Kostandinidhes lë kombëtaren shqiptare të basketbollit

by Java News
21/08/2017 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Antonis Kostandinidhes, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas paraeliminatoreve të botërorit 2019, me shumë brenga. Oferta për drejtimin e skuadrës kuqezi për të ishte një krenari dhe një ëndërr, por që ju ndërpre, sipas tij, nga vetë ata që ja ofruan. Në një intervistë ekskluzive për Top Channel përpara largimit nga Shqipëria, Kostandinidhis tregon hapur çfarë ndodhi me basketbollin shqiptar të rikthyer në pikën 0.

“Ndeshja me Holandën ishte kulmi i problemeve të shumta që kishim si skuadër përfaqësuese e Shqipërisë, por gjithashtu tregoi edhe nivelin e basketbollit shqiptar në përgjithësi. Sigurisht kjo nuk është një gjë të cilën e them për justifikim. Unë i thash edhe djemve dje të cilët sëbashku me mua, pasi unë jam trajneri, bëmë një figurë të shëmtuar. Duhet të na vijë turp të dalim në rrugë.

Por ky vit i dytë ka qenë shumë i vështirë për mua. Na kanë refuzuar 6 lojtare dhe nuk e di përse, mund të them se shume probleme vijnë nga mungesa organizimit këtu. Më vjen keq t’ju them se në këto dy vite kam konstatuar faktin që ju nuk e doni këtë kombëtare të basketbollit. Problemet organizative më kanë detyruar të bëhem menaxher, doktori apo shoferi i taksisë pasi nuk kishim shef ekipi. Por ky eliminim ka edhe një fitore brenda, ju mësoi të kuptoni ku jeni, krahasuar me të tjerët”, shprehet Andonis Kostandinidhes, trajner i përfaqësuese shqiptare.

Kostandinidhis më pas thekson faktin se prej kohësh federata e kishte braktisur.

“Unë e falënderoj shumë Avni Ponarin, i cili më dha këtë mundësi, por ai nuk besoi tek mua asnjëherë. Gjithmonë ka patur këshilltar jo të mirë. Që nga momenti që zgjedh një trajner investon para tek ai dhe bëhet fjalë për një trajner me eksperiencë, duhet t’i besosh atij 100%. Më vjen keq gjithsesi që po iki pa mundur t’i kthej gjë pas për investimin e kryer ndaj meje.

Me stafin tim krijuam një plan për sportistët që luajnë jashtë. Sipas tij ne duhet të udhëtonim dy-tre herë në Itali, Greqi apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të grumbulluar lojtarë, por asnjëherë nuk u realizua kjo gjë sepse mungonin financat. Kosto, kosto, kosto, na thonin se herë përmendej kjo gjë”, u shpreh Kostandinidhes.

Ndërkohë krisja më e madhe me sa duket ka ardhur momentet e fundit, kur sëmundja e rëndë e bashkëshortes së trajnerit Kostandinidhis ka mbërritur në një pikë kritike.

“Mund të them se askush nga federata nuk ka ardhur të më shohë, flas apo takojë në këto 5-6 ditët e fundit. Për këtë arsye të thash edhe më parë, kjo verë ka qenë krejtësisht ndryshe dhe unë e kam ndjerë këtë. Le t’ju tregoj diçka që nuk ka lidhje me basketbollin, por dua të jem i sinqertë përpara shqiptarëve. Unë kam një problem të madh shëndetësor me bashkëshorten këtë vit.

Pasi përfunduam ndeshjen me Austrinë, i kërkova federatës që të mos vija për ndeshjen e fundit pasi situata familjare është kritike. Deri më sot, nuk më kanë kthyer ende një përgjigje as po as jo. Megjithatë unë zgjodha të vij dhe të respektoj kontratën duke bërë punën time sa më mirë të mundem. Në këto vite unë kam krijuar një emër të mirë në Evropë si trajner dhe për këtë kërkoj respekt”, thekson Kostandinidhes. (b.an)

Next Post
Regjisori shqiptar merr “Oscar”-in norvegjez

Regjisori shqiptar merr “Oscar”-in norvegjez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

Nxehet situata! Macron paralajmëron Iranin: Kur dikush sulmon Qipron, sulmon të gjithë Evropën

March 9, 2026
Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

Trump i pakënaqur nga zgjedhja e liderit të ri të Iranit, si do të veprojë SHBA më tej?

March 9, 2026
Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

Kushtetuesja ndalon dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës/ Vendos masë të përkohshme deri në fund të muajit

March 9, 2026
Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

Parshikimi i motit për ditën e martë, çfarë ndodh me temperaturat

March 9, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama dënon sulmin iranian në Turqi: Kjo që po ndodh është alarmuese

March 9, 2026
Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

Eksplozivët pranë rezidencës së kryebashkiakut të Nju-Jorkut, FBI nis hetimet, për çfarë dyshohet

March 9, 2026
Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

Zyrtari iranian: Jemi gati për një luftë të gjatë me SHBA-në, vetëm vështirësitë ekonomike mund ta përfundojnë atë

March 9, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketa e Iranit u rrëzua mbi Turqi, Erdogan paralajmëron Teheranin: Mos gaboni!

March 9, 2026
A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

A rrezikohet Shqipëria nga MEK pas sulmeve të Iranit, reagon Ambasada e SHBA

March 9, 2026
Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 37-vjeçari i dënuar për drogë në Elbasan

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In