• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Traineri i Tiranës, Egbo: Shqiptarët më shihnin sikur vija nga qielli, më donin në kombëtare!

by Java News
16/02/2020 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emanuel Egbo ka arritur të sjellë në vete pas shumë vitesh një skuadër si Tirana, që gjithmonë ka qenë në krye dhe pretendente kryesore për titullin kampion.

Pas një kohe të gjatë larg këtyre niveleve, është trajneri nigerian, që arrin të mbledhë një ekip “të hutuar” dhe ta dërgojë në krye të renditjes.

Megjithatë, kontributi i Egbo për Tiranën ka filluar 18 vite më parë, kur ai vinte për herë të parë në Shqipëri.

Në emisionin “Zona Gol” ai kujton fillimet e tij në vendin tonë dhe tregon përshtypjet e para të shqiptarëve ndaj një njeriu me ngjyrë. Gjithashtu zbulon se i kanë propozuar të luajë në kombëtaren e Shqipërisë, por ka refuzuar.

SHQIPËRIA- “Kam gati gjysmën e jetës sime në Shqipëri. Kam edhe nënshtetësi shqiptare, kështu që  kjo është ndoshta edhe shtëpia ime e parë sepse kam vetëm dy motra në Nigeri dhe vetëm ata takoj atje. Prindërit nuk i kam dhe një vëlla jeton në Gjermani. Këtu e kam si bazën ku kam qëndruar më shumë kur jam larguar nga Nigeria. Tirana ka qenë klubi i parë kur kam ardhur në Shqipëri. Kam punuar edhe në Ballsh. Shqiptarët kanë pasur shumë gjëra të përbashkëta me Nigerinë.”

EVOLUIMI- “Mikpritja dhe respekti na bashkon, prandaj nuk është befasi që kam 18 vjet që jetoj në këtë vend. Ka shumë ndryshim Shqipëria. Në 2001 Shqipëria ka qenë shumë ndryshe dhe është përmirësuar shumë si në infrastrukturë edhe në mentalitet. Mbaj mend atëherë ishte koha pas trazirave dhe kishte shumë njerëz që nuk kishin parë ndonjëherë një njeri me ngjyrë. Mbaj mend kur dilja në qendër të Tiranës kur më shihnin disa njerëz sikur kam zbritur nga qielli. Në kohën e tanishme mund të bëj çfarë të dua dhe nuk i bën njeriu përshtypje, pasi vendi ka evoluar dhe kanë shëtitur nëpër Europë. Nuk është më problem kjo pjesë.

KOMBËTARJA E SHQIPËRISË- “Kur kam ardhur profesor Sulejman Mema dhe Shkëlqim Muça më kanë ndihmuar shumë. Pas disa ndeshjeve profesor Mema më ka propozuar të luaj për ekipin kombëtar të Shqipërisë dhe i kam thënë se nuk kam mundësi sepse jam me kombëtaren e Nigerisë. E falënderoj shumë sepse më ka ndihmuar shumë”, përfundoi Egbo.

 

Next Post
Eksploziv poshtë makinës/ Flet administratori i Vllaznisë: Jam njeri i lirë, nuk më tremb asgjë

Administratorin e shpëtoi fati, u fik fitili i lëndës plasëse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In