Një zjarr masiv në një qendër rehabilitimi nga droga në Iranin verior ka vrarë të paktën 32 persona dhe ka plagosur 16, njoftuan mediat iraniane të premten.
Hetimi fillestar tregoi se një ngrohës në kampin e rehabilitimit të opiumit në Langarud në provincën e Detit Kaspik të Gilanit ishte shkaku i zjarrit që u përhap në pjesën tjetër të qendrës, u citua të thoshte zëvendësguvernatori i provincës nga lajmi gjysmë zyrtar i Fars.
Menaxheri dhe fajtorët e tjerë të mundshëm janë arrestuar në mënyrë që të përcaktohet më saktë shkaku i incidentit”, thuhet në faqen e lajmeve Tasnim.
Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, Irani ka një nga problemet më të rënda të varësisë në botë.
Ai shtrihet në rrugën kryesore të trafikut të lulekuqes, burimi i opiumit dhe heroinës, nga Afganistani në Evropën Perëndimore./m.j