Muaji i mjaltit të një çifti të sapomartuar u shndërrua në tragjedi kur 31-vjeçarja, Fawziyah Javed u rrëzua nga një shkëmb.
Pak ditë pas dasmës ajo udhëtoi për në Edinburgh për të shijuar muajin e mjaltit, ku ra nga shkëmbi i quajtur “Vatra e Arturit”, gjë që i shkaktoi vdekjen.
Ndërkohë, ngjarja po hetohet si e dyshimtë dhe autoritetet kanë arrestuar një 27-vjeçar, i cili mendohet të ketë lidhje me ngjarjen.