Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një helikopteri në Kiev të Ukrainës, përfshirë ministrin e Brendshëm ukrainas.
Helikopteri u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit. Dy fëmijë janë në mesin e viktimave, ndërsa 10 të tjerë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Përveç ministrit të Brendshëm Denys Monastyrskiy, humbi jetën edhe zëvendësi i tij dhe sekretari i shtetit, pasi të dy ndodheshin në bordin e helikopterit.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, helikopterit u përplas fillimisht në kopshtin e fëmijëve dhe më pas u rrëzua pranë një pallati ku shpërtheu në flakë.
/a.r
Ministri Denys Monastyrskiy:
Zv.ministri Yevhen Yenin:
Ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave…U prehshin në paqe..Amen