Një grua rreth 44 vjeçe ka humbur jetën këtë të shtunë, më 3 janar, në fshatin Selitë-Mal, në zonën e Zall Bastarit, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ajo është marrë nga rrjedha e lumit gjatë një tentative për ta kaluar atë.
“Në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.”, bën me dije policia.
Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.











