Po lahej me shokët në lumin Kir, por nuk doli më prej andej.
Ky është informacioni paraprak që mbërrin nga Shkodra, ndërsa mësohet se 20-vjeçari u mbyt pranë Urës së Mesit.
Policia ka mbërritur me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet e para për nxjerrjen e trupit nga lumi dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. /javanews/b.d