Policia njofton se sot rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit ka shkuar i vdekur R. B., 75 vjeç, banues në fshatin Homçan, Pogradec.
Sipas policisë, nga deklarimet e marra familjarëve të tij rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.











