Një 73-vjeçar ka humbur jetën në Patos, Fier, pasi shtëpia e tij u përfshi nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë në fshatin Verbas, teksa forcat zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. Mësohet se i moshuari jetonte me bashkëshorten, e cila për momentin nuk ndodhej në banesë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/a.r