Një 17-vjeçar shqiptar ka mbetur i vdekur ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Greqi.
Mediat greke bëjnë me dije se adoleshent po udhëtonte me një motor, ku ka pësuar aksidentin tragjik. Ai ka humbur kontrollin e motorit duke u përplasur me një bordurë.
Ndërsa bashkë me viktimën, në motor ka qenë edhe një 18-vjeçar, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.
Ende nuk dihet identiteti i tyre, ndërsa policia greke bën me dije se po heton shkaqet e aksidentit.