Një djalë i ri shqiptar, ka gjetur vdekjen në Gjermani, si pasojë e goditjeve me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë fillim javë, teksa 25-vjeçari me origjinë nga Delvina prej disa muajsh kishte emigruar në Gjermani.
Viktima Ridjan Myftari, mësohet se është goditur me thikë nga një shtetas afrikan, duke bërë që si pasojë e dëmtimeve të marra të gjejë vdekjen.
Mësohet se Myftari bashkë me një kushëririn e tij janë konfliktuar me afrikanin, i cili i ka qëlluar disa herë me thikë.
Por ndërsa kushëriri i Ridjanit ka mbetur i plagosur rëndë, 25-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Pas ngjarjes së rëndë familjarët kanë nisur procedurat për kthimin e trupit të pajetë në Delvinë. /a.rada