Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër ku një 6-vjeçar ka ndërruar jetë pas një goditje të fortë që mori nga një portë hekuri që e zuri poshtë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:00 në fshatin Bllice, ku fëmija i vogël ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë.
Në një moment krejt të papritur, porta e hekurit me shina është shembur dhe i ka rënë sipër fëmijës. Kanë qenë familjarët që e kanë çuar me urgjencë për në spital, por 6-vjeçari fatkeqësisht mbërriti i pajetë.
Ai mori dëmtime vdekjeprurëse në kokë. I mituri me inicialet A.S kishte shkuar në shtëpinë e dajës së tij në fshatin Bllice.
a.ç