Një person ka humbur jetën aksidentalisht sot në Kamzë. Sipas policisë, rreth orës 16:17, në numrin e Emergjenca 112, ka ardhur një telefontë se në Kamëz, në rrugën e “Varrezave”, ka gjetur vdekjen, brenda në pus një shtetas.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ambulanca dhe zjarrëfiksja.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ka ndërruar jetë nga asfiksimi shtetasi V. P., 55 vjeç.
Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi i mësipërm kishte hyrë brenda në pus për ta pastruar.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes./a.m.










