Një djalë i ri ka gjetur vdekjen ditën e sotme pasi është hedhur nga ura e Bushtricës në Librazhd.
18-vjeçari F.F ka gjetur vdekjen e menjëherëshme pas hedhjes nga ura. I riu ishte nxënës në vitin e tretë në gjimnazin e fshatit Qukës.
Sipas dëshmisë së prindërve, adoleshenti ditët e fundit kishte qenë i mbyllur. Sot nëna e djalit i kishte kërkuar mësueses që ta kishte kujdes këto ditë.
18-vjeçari u hodh nga ura menjëherë sa mbaroi mësimin ditën e sotme.
a.ç











