Një 41-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e së shtunës në Moschato të Greqisë. Viktima me origjinë gjeorgjiane ishte duke kthyer në shtëpi teksa u qëllua për vdekje në sy të vajzës së tij të mitur dhe bashkëshortes.
Policia greke është vënë në kërkim të autorit, i cili ishte veshur me të zeza. Një ndër pistat ku po heton policia dhe prokuroria greke është edhe larja e hesapeve pa përjashtuar mundësinë edhe të një vrasjeje me porosi që nga vendi i tij i origjinës.
Fqinjët e viktimës shprehen se e njihnin familjen pasi shkonin në kishë çdo të diel. Megjithatë, ata e cilësojnë 41-vjeçarin si një person misterioz dhe që shmangte komunikimin me ta. Sipas fqinjëve 41 vjeçari është dëgjuar duke folur në telefon në ballkonin e shtëpisë së tij ndërsa shpeshherë atë e kanë vizituar edhe disa persona, shkruan media greke Prothema.
Ai u qëllua me 4-5 plumba para syve të vajzës së tij të mitur dhe bashkëshortes, ndërsa në vendngjarje u gjetën vetëm tre gëzhoja. Gëzhojat e gjetura kanë ardhur nga arma e kalibrit 22 mm, ndërsa vrasja ndodhi në rrugën Taxiarchon 31 në Moschato të Greqisë.