Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në vend, këtë herë në Memaliaj. Një i ri i moshës 23-vjeç i ka dhën fund jetës.
Policia bën me dije se është njoftuar rreth orës 15:45 se në fshatin Kurtëz, Njësia Administrative Buz, Memaliaj, në një pemë në baçen pranë banesës së tij është gjetur i vetvarur nga familjarët e tij shtetasi L.B., rreth 23 vjeç.
Nga informacionet e marra mësohet se 23-vjeçari vuante nga depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Kryerja e veprimeve të mëtejshme pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen./a.m.











